Panorama Sport (Albania)

NOTAT E TIRANËS

-

BEKAJ 6,5 - Të vetmen herë kur u vu seriozisht në provë ishte te penalltia. Edhe atë e priti... Më pas arbitri e përsëriti dhe nuk mund të bënte mrekulli dy herë. Në formë.

TOSHEVSKI 6,5 - Musta e kalon vetëm një herë në minutën e 45-të dhe më pas ai tërbohet duke luftuar dyfish në krahun e tij. Kombinon mirë me Xhixhën e Seferin dhe mbron me një ashpërsi të frikshme krahun e tij. I saktë.

BEHIRATÇE 6,5 - Duket sikur lëviz ngadalë në fushë, por është gjithnjë në vendin e duhur në kohën e duhur. I fortë me këmbë dhe në luftën në ajër. Po, është një "mur" që nuk kalohet kollaj as nga Zhuniori me Carën.

HOXHALLARI 6,5 - Gjysmë note më pak për atë gafë të frikshme në start, por më pas kontrollon gjithçka shkëlqyesh­ëm dhe gradualish­t po merr tiparet e një lideri në prapavijë. I shpejtë dhe i zgjuar.

PËRGJONI 7 - Oh çfarë mbrëmjeje... Luan pa qenë në formën më të mirë, shënon gol në derbi dhe i ndryshon rrjedhën një ndeshjeje të tensionuar. I thjeshtë dhe i sigurt.

TOLI 6,5 - Gjysmë note më pak për atë penallti të shkaktuar ndaj Carës. Sa për pjesën tjetër është thjesht fantastik në mesfushë. Rrëmben topa, shërben me zgjuarsi dhe lufton sikur ka 7 mushkëri. I shkëlqyer.

LIMAJ 6 - I sakrifikua­r nga Shehi për të mos i lejuar epërsi Partizanit të ndërtonte thjesht aksionet. Lufton shumë, por nuk shërben siç duhet. Pak i kthjellët.

TOTRE 6,5 - Herë është i padukshëm dhe herë e rrëmben ai gjithë skenën. Teknikë, forcë dhe pa dyshim fantazi. Kur vendos të spostojë skuadrën përpara, e bën mirë dhe me vendosmëri. Në rritje.

XHIXHA 8 - të mundësh dy mbrojtës të Partizanit në minutën e 100të dhe të vendosësh derbin është speciale. Xhixha ia doli, madje korrigjoi edhe disa raste të humbura. Por, ishte nga më të mirët. "Hajduti" më i dashur për tifozët bardheblu (Nga min. 101 Muça pa notë). SEFERI 6,5 - Shumë cilësi dhe personalit­et pa hesap në fushë. Shtyn përpara, hap panik në mbrojtjen e kuqe dhe mbron si i çmendur kur ekipi është në vështirësi. Lider (Nga min. 86 Gjumsi 7,5 -

Hyn dhe jep asistin e golit të fitores. Ky djalosh nuk zhgënjen kurrë. Mbiemri nuk ka lidhje fare me ato që ai bën në fushë, sepse Aldi e zgjon Tiranën sa herë zbret në tapet.).

NGO 6,5 - Larg formës më të mirë, por bëri një ndeshje të kënaqshme. Ka meritë te goli i parë sepse merr gjysmën e Partizanit me vete dhe sakrifikon pa fund derisa u dëmtua rrezikshëm. I pafat në minutën e 93-të (Nga min. 94 Hoti - pa notë).

TRAJNERI ORGES SHEHI 7,5 - Tirana e tij nuk është brilante, por ajo e gjen gjithnjë mënyrën për të të mundur. Ka cilësi, ka qetësi dhe shumë personalit­et. Rrezikon duke e mbajtur gjatë Ngonë në fushë, por Gjumsi është lëvizje e zgjuar. Tirana e tij të bind dhe ka pa dyshim shumë merita.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania