Panorama Sport (Albania)

NOTAT E PARTIZANIT

-

TEQJA 6,5 - Më i miri në fushë për Partizanin. Shpëton portën disa herë nga goditje të rrezikshme, por rasti më flagrant ishte ai i minutës së 93-të kur i mohoi festën Ngosë. Pa faj te golat e pësuar.

SOTA 5 - E nis ndeshjen mirë, por loja "e pistë" e Ngosë hera-herës e nervozon. Ia del mirë me anglezin, por e ka të vështirë të nxjerrë topin nga zona kur i duhet që ta nisë ai një aksion (Nga min. 92

Kaçe - pa notë).

BELICA 5 - Një ndeshje e vuajtur, me Seferin që i ikën më shpesh se ç'duhet. Gabon te goli i dytë që pësoi Partizani, sepse nuk arrin të bllokojë si duhet Xhixhën.

SHEHI 5,5 - I bën gjërat thjesht, edhe pse shpeshherë vuan më tepër sesa duhet edhe në aksione "normale" të Tiranës. Shpesh shumë larg me Sotën dhe Belicën (Nga min. 92 Sembene - pa notë).

A.MARKU 5 - Një ndeshje me shumë dritëhije. Sakrifikon pa masë, por e ka të vështirë të depërtojë pa stres përpara, sepse Partizani lë hapësira të rrezikshme në mesfushë. Ka përgjegjës­i te goli i Xhixhës, sepse së bashku me Belicën nuk e ndalën dot.

MUSTA 5,5 - Dalje të rrezikshme herë pas here dhe një kërcënim konstant në krahun e tij. Tentoi edhe një kryevepër nga distanca, por topi shkoi mbi traversë.

RRAPAJ 5 - Shumë dëshirë, por shumë i vetmuar në mesfushë. Markohet ashpër dhe ndonëse ka shpejtësi mbresëlënë­se mendimi, nuk arrin të shërbejë si duhet për sulmuesit. Sakrifikon në fazën mbrojtëse pa masë, por pa qenë i kthjellët në ndërtimin e aksioneve.

MALA 5 - Disa shkëndija në fillim, më pas nuk e di ku është dhe çfarë duhet të bëjë. Nuk mund të ndryshojë kaq shpesh rolin. Një ndeshje nën nivelin e tij.

H.MARKU 5 - Kombinimi i tij me sulmuesit është shumë i vakët, shpenzon shumë energji për fazën mbrojtëse dhe nuk e bën dot lidhjen mes sulmit dhe mesfushës si dikur. Në hije (Nga min. 92 Kote - pa notë). CARA 5 - Me pak fat mund të shënonte një nga golat më të shpejtë në derbi, por Hoxhallari e korrigjoi shpejt gabimin. Fiton penalltinë që futi në panik Tiranën dhe është vazhdimish­t kërkues në fushë. Nuk u shërbye asnjë herë si duhet.

ZHUNIOR 5 - Dikush duhet t'i thotë që ta ulë dozën me tentativat për ta pasuar topin me një prekje. Lëviz shumë, por është i nxituar dhe shumë larg portës. Tani të krijon përshtypje­n se as ai vetë nuk e di se në cilin rol po luan. TRAJNERI ILIR DAJA 5 - Partizani pëson gola të thjeshtë, gjuan pak në portë dhe është shumë akademik atëherë kur duhet të tregojë se di ta marrë një rezultat edhe me "forcë". Ekip konfuz dhe me mungesë personalit­eti. Shumë gjëra nuk shkojnë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania