Panorama Sport (Albania)

Shkrihen akujt me Aubën, Arteta: Mund ta grumbulloj

-

Për herë të parë që prej dënimit të Pierr-emerik Obamejangu­t, Mikel Arteta i ka hapur derën e rikthimin ish-kapitenit në skuadrën e Arsenalit. Sulmuesit, i cili është përjashtua­r në katër ndeshjet e fundit, iu hoq shiriti pas thyerjeve disiplinor­e. Trajneri spanjoll e ka shpjeguar se gabonezi nuk ka qenë i disponuesh­ëm dhe e ka pranuar se është lënduar për vendimin e tij. Në mungesë të Aubas, “Topçinjtë” kanë fituar 4 ndeshje, duke shënuar 14 herë. Pa sulmuesin kryesor në fushë kanë shkëlqyer të rinjtë Martineli dhe Nketiha, të cilët kanë shënuar secili nga tre gola. Në katedër janë ngjitur edhe sulmuesit e tjerë: Lakazet, Smith-rou dhe Saka. Sukseset e skuadrës pa lojtarin më të paguar të klubit kanë nxitur spekulimet se ai mund të shitet në merkaton e janarit. 32-vjeçari pritet që të humbasë shumë prej ndeshjeve të muajit të ardhshëm, ndërsa do të shkojë në Kamerun për të përfaqësua­r Gabonin në Kupën e Afrikës. Por përpara kësaj, ai mund të rikthehet në fushë për londinezët gjatë ndeshjes së “Boxing Day” kundër Noruiçit në “Carrow Road”. Deri tani Arteta kishte qenë i qartë për përjashtim­in e sulmuesit rebel, por në konferencë­n e djeshme tha: “Ne do të vendosim ndeshje pas ndeshjeje dhe ditën kur afrohet ndeshja zgjedhim edhe skuadrën. Kjo sepse zakonisht duhet të

flasim përpara se të vendosim të grumbullua­rit. Në këtë klub e kemi treguar se të gjithë mund të bëjnë gabime dhe kemi mënyra të ndryshme të të menduarit dhe vepruarit. Unë jam tërësisht i hapur ndaj një faljeje, por nuk është se po kërkoj atë”. Nëse ai do të vendosë që të mos e grumbulloj­ë sërish sulmuesin, atëherë ky mund të jetë një shans për Nketiah, i cili vjen pas tripletës që shënoi në çerekfinal­en e Kupës së Ligës kundër Sandëlendi­t në mesjavë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania