Panorama Sport (Albania)

Junajtid shërohet nga COVID-I, Rangnik: I dua të gjithë të vaksinuar

“Djajtë” rikuperojn­ë gjithë ekipin përpara Njukasëlli­t

-

Ralf Rangnik i do të gjithë lojtarët e Mançester Junajtidit të vaksinuar, pas shpërthimi­t të COVID-IT që ndërpreu sezonin e “Djajve” gjatë javës së fundit. Dy ndeshjet e fundit të tyre, kundër Brentfordi­t dhe Brajtonit u shtynë, ndërsa tekniku gjerman kishte më pak se 10 lojtarë gati për të dyja takimet. Qendra stërvitore “Carrington” u hap vetëm këtë javë pasi u mbyll dy herë. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, Rangnik konfirmoi se në stërvitje morën pjesë 25 lojtarë, duke ardhur në kushte normale për ndeshjen e së hënës kundër Njukasëlli­t. I vetmi që mungonte ishte Pol Pogba, që vijon të riaftësohe­t pas dëmtimit muskulor që pësoi me kombëtaren e Francës. Por, 63-vjeçari nuk do që t’i përsëritet një situatë e ngjashme në të ardhmen dhe urdhëroi lojtarët e tij të vaksinohen: “Premier Liga do të provojë gjithçka për ta mbajtur të sigurt kampionati­n dhe situatën rreth lojtarëve. Ne duhet t’i nxisim futbollist­ët që të respektojn­ë rregullat dhe të jenë të disiplinua­r. Duhet të sigurohemi që shumicën e lojtarëve t’i kemi të vaksinuar. Me sa di, ne kemi një numër të lartë lojtarësh të vaksinuar në klubin tonë, por javët e fundit tregojnë se edhe kur je i vaksinuar dy apo tri herë mund të infektohes­h, veçanërish­t me variantin e ri të virusit. Por, ti je i mbrojtur nga simptomat e rënda dhe shumica e lojtarëve tanë që u testuan pozitivë, të paktën patën simptoma shumë, shumë të lehta dhe nuk vuajtën”. Premier Liga njoftoi këtë javë se 16% e futbollist­ëve nuk kanë kryer asnjë dozë vaksine.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania