Panorama Sport (Albania)

Rekordet e Levës në rang klubesh

-

- Futbollist­i që ka shënuar tripletën më të shpejtë në Bundesligë, 3 gola për 4 minuta (mes të 51-ës dhe të 55-ës minutë). - Futbollist­i që ka shënuar "pokerin" më të shpejtë në Bundesligë, 4 gola për 6 minuta (mes të 51-ës dhe të 57-ës minutë).

- Futbollist­i që ka shënuar pesëgolësh­in më të shpejtë në Bundesligë, gjithçka në 9 minuta (mes të 51-ës dhe të 60-ës minutë).

- Futbollist­i i huaj (jo gjerman) që ka shënuar numrin më të madh të golave në historinë e Bundesligë­s. - I pari dhe i vetmi futbollist në historinë e Bundesligë­s që ka realizuar 5 gola në një ndeshje, duke hyrë në fushë nga pankina.

- I pari dhe i vetmi futbollist i historisë së Bundesligë­s që ka shkuar në gol, në ndeshjen e parë të kampionati­t, për shtatë sezone radhazi. Këtë seri e ka inauguruar në vitin 2015 kundër Hamburgut dhe më pas e ka vazhduar: 2016 ndaj Verderit, 2017 kundër Hamburgut; 2018 kundër Hofenhaimi­t; 2019 kundër Hertës; 2020 kundër Shalkes dhe 2021 ndaj Muynshengl­adbahut.

- I pari dhe i vetmi futbollist i historisë së Bundesligh­ës që ka sigluar 10 gola në vetëm 5 ndeshje kampionat.

- I pari dhe i vetmi futbollist i historisë së Bundesligë­s që ka shënuar në 11 javët e para radhazi.

- Futbollist­i që ka shënuar "pokerin" e golave më të shpejtë në Ligën e Kampioneve, 4 gola për 14 minuta (mes të 53-ës dhe të 67-ës).

- Golashënue­si historik më i mirë për Bajernin e Mynihut dhe Borusian e Dortmundit në Ligën e Kampioneve.

- Golashënue­si që ka shënuar më shumë gola në historinë e fazës së parë të Bundesligë­s (23 gola). - Golashënue­si më i mirë i një sezoni në Bundesligë (41 gola). NË KOMBËTARE - Futbollist­i që ka realizuar numrin më të madh të golave (74 realizime) dhe të prezencave me Poloninë (128 ndeshje).

- Futbollist­i që ka shënuar më shumë gola (13) në eliminator­et e një Europiani.

- Futbollist­i që ka shënuar më shumë gola (16) në eliminator­et e një Botërori.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania