Panorama Sport (Albania)

VAR eviton polemikat në derbi, Dinamos i anulohet supergol

Teknologji­a i mohon kryeveprën Goran Siljanovsk­it

-

Viti 2021 mbyllet me një javë pozitive sa i përket gjykimit. Edhe këtë herë është sistemi VAR ai që shpëton arbitrat, teksa në pesë ndeshjet e luajtura për javën e 15-të, që ishte e fundit për këtë vit kalendarik, ishin të shumta rastet ku kryesorët fillimisht gabuan, e më pas u korrigjua gjithçka përmes teknologji­së. VAR-I ndikoi jo pak për të shmangur polemikat në derbin Partizani-tirana. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet e diskutuesh­me të ndeshjeve. PARTIZANI-TIRANA 1-2

Gjyqtarë: J.xhaja, D.rexha, R.avdo (Tiranë); VAR: Kreshnik Bajramaj - AVAR: Dojando Myftari;

Derbi Partizani-tirana u gjykua nga Juxhin Xhaja si kryesor, ndërsa në VAR ishte Kreshnik Bajramaj. Natyrisht, në një ndeshje ku ndërprerje­t ishin të shumta dhe u luajt 102 minuta, rastet e diskutuesh­me nuk munguan, por që në përgjithës­i u zgjidhën mirë nga gjyqtarët.

9’ Tirana shënon me Xhixhën pas grushtimit të topit nga Teqja, por goli anulohet, pasi aksioni nisi në pozicion jashtë loje. Pamjet tregojnë se Ngo ishte më i avancuar në momentin e goditjes së parë.

26’ Behiratçe shkakton faull ndaj Zhuniorit në një aksion premtues për Partizanin pak metra afër zonës, por gjyqtari Xhaja vijon lojën. Kryesori gabon në këtë moment, por VAR-I nuk ndërhyri.

27’ Mala pretendon për faull në momentin e golit të Tiranës. Arbitri Xhaja dhe VAR-I nuk i japin të drejtë. Edhe pamjet filmike tregojnë se Behiratçe nuk ka shkaktuar faull ndaj mesfushori­t të Partizanit.

43’ Zhunior del i lirë në zonë pas topit të dhënë nga Rrapaj, por gjyqtari ndal lojën, duke parë një faull të mesfushori­t ndaj Totres. Rast shumë i dyshimtë, por që i mbetet interpreti­mit të kryesorit.

78’ Musta kroson në afërsi të zonës, aty ku Zhunior shërben te Cara dhe ky i fundit rrëzohet pas ndërhyrjes së Tolit. Arbitri Xhaja akordon 11-metërsh për Partizanin. Nga pika e bardhë gjuan Zhunior, por pret Bekaj. Penalltia përsëritet, pasi VARI sinjalizon se lojtari i Tiranës, Përgjoni, kishte shkelur zonën përpara se të goditej 11-metërshi. Vendim i drejtë.

DINAMO-SKËNDERBEU 0-0

Gjyqtarë: I.myrtaj (Shkodër), R.çokaj (Lezhë), T.kasa (Vlorë); VAR: K.cjapi – AVAR: N.bregasi;

Një treshe mikse me kryesor Indrit Myrtjen gjykoi Dinamo-skënderbeu, ndërsa në sistemin VAR ishin Kreshnik Cjapi dhe Nertil Bregasi. Teknologji­a shpëtoi dy herë arbitrin kryesor pas golave që shënuan Alfred Mensah dhe Goran Siljanovsk­i.

4’ Mensah i rrëmben topin Sofranakut dhe del i vetëm me portierin, teksa

gjuan dhe shënon. Arbitri sinjalizon për gol të rregullt, por pas verifikimi­t në sistemin VAR, ndryshon vendimi, pasi lojtari i Skënderbeu­t ka shkaktuar faull ndaj Sofranakut në duelin e shpejtësis­ë.

11’ Goditje këndi për Dinamon, Sidibe rrëzohet në zonë pasi Randi e mban nga fanella. Myrtja vazhdon lojën, ndërsa as VAR-I nuk ndërhyn. Rast shumë i diskutuesh­ëm. E njëjta gjë ndodh mes dy lojtarëve edhe pas një minute, por sërish gjyqtari është i bindur që s’ka penallti.

52’ Gol spektakola­r i Dinamos me Siljanovsk­in, që lëshon një predhë nga jashtë zone. Mirëpo, gjithçka anulohet nga VAR-I, pasi aksioni ka nisur në pozicion jashtë loje në momentin e krosimit nga Ibraimi.

82’ Kërkohet penallti nga Skënderbeu për prekje të topit me dorë nga Bardhi në zonë, por pamjet filmike i japin të drejtë arbitrit, pasi lojtari i Dinamos e ka devijuar “sferën” me pjesën e fundshpinë­s.

TEUTA-EGNATIA 1-2 Gjyqtarë: K.meta, R.zajmi, Xh.mani (Tiranë); VAR: E.hamiti – AVAR: A.koçiaj;

Arbitri kryesor, Kridens Meta, si dhe Eldorian Hamiti në VAR, patën jo pak punë në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena” të enjten.

26’ Magani pengohet në zonë nga portieri Qirko dhe për kryesorin ka penallti. Por, më herët asistenti Zajimi ngre flamurin për pozicion jashtë loje dhe VAR-I i jep të drejtë.

40’ Egnatia pretendon sërish për penallti për një ndërhyrje ndaj Krivanjevë­s, por kryesori me të drejtë vazhdon lojën.

45+1’ Magani stopon një

top në zonë dhe shënon, ndërsa Meta jep faull për prekje të topit me dorë të sulmuesit. Mirëpo, pasi risheh pamjet në VAR, e akordon gol të rregullt.

VLLAZNIA-KUKËSI 1-1 Gjyqtarë: E.jorgji, E.ganxhi (Elbasan), A.shkreta (Tiranë); VAR: F.lata - AVAR: R.çokaj;

Ndeshja në Shkodër gjykohej nga Enea Jorgji. Sfida u mbyll me një gjykim pa kontestime. Vetëm një rast në pjesën e dytë, ku Latifi kontrollon një top në zonë, që pretendohe­t nga lojtarët e Kukësit se është prekur me dorë. Ata protestojn­ë fort tek anësori për penallti, por sipas kryesorit Jorgji, nuk ishte prekje për 11-metërsh.

LAÇI – KASTRIOTI 2-0 Gjyqtarë: A.beqiraj, A.koçiaj, A.zalla (Tiranë); VAR: E.hamiti - AVAR: M.shazivari;

Në minutën e 39-të, një aksion i Laçit kthehet në gol nga Lushkja, por para se të shkonte topi tek ai, sulmuesi Guindo është kapur më i avancuar se mbrojtja krutane. Goli është anuluar dhe pamjet filmike tregojnë se anësori Koçiaj ka vepruar drejt.

 ?? ??
 ?? ?? Moment tensioni në derbin Partizani-tirana
Moment tensioni në derbin Partizani-tirana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania