Panorama Sport (Albania)

Sefa: E shkarkova Gjylën se nuk kapi objektivin

“Kusht pesëshja e parë. E hoqa tani për të evituar penalitete­t”

- ALBAN ALUSHI

Nga shkarkimi i tra jnerit te buxheti, Ersielda Sefa “zbërthen” Lushnjën. U duk i çuditshëm largimi i Ilir Gjylës një ditë pas fitores që mungonte prej 60 ditësh, por ndryshe mendon kryebashki­akja. Në një interviste ekskluzive të dhënë për “Panorama Sport”, ajo sqaron se vendimi u mor për dështim të objektivav­e. Nëse skuadra nuk do të renditej në pesëshen e parë pas fazës së parë, do ta pësonte stafi teknik. Dhe me verdhejesh­ilët që e mbyllën 2021-shin në vend të vend të 12-të, kjo lëvizje ishte e pashmangsh­me. Presidentj­a e klubit shpjegoi edhe arsyen pse kaloi 40 milionë lekë buxhet për futbollin, si edhe planin për infrastruk­turën.

Një ditë pas përfundimi­t të kampionati­t shkarkuat Ilir Gjylën, ndihmësin e tij dhe sekretarin e klubit. Pse ky vendim?

Në nënshkrimi­n e kontratës, trajnerëve të ekipit të parë u ishte vënë një objektiv, i cili donte të thoshte që ekipi i Lushnjës të renditej në 5 vendet e para. Në rast se kjo nuk do të realizohej gjatë fazës së parë, ndaj tyre do të merreshin masa për shkarkim nga detyra, për performanc­ë dhe rezultate jo të mira.

Rezultati sportiv i Lushnjës ka qenë shumë larg në raport me çfarë keni kërkuar. Pse nuk keni ndërhyrë

Sepse prishja e kontratës para afateve do të thotë penalitete ligjore dhe financiare ndaj klubit.

Kush do të jetë trajneri i ri?

Jemi në tratativa për të ndërhyrë dhe po përpiqemi që ekipi i Lushnjës të marrë një rezultat sa më të mirë në fazën e dytë.

Nuk ka ndonjë emër konkret?

Jo, nuk kemi emra konkretë. Po shikojmë alternativ­at dhe në momentin që do ta zyrtarizoj­më, do ta

Le të flasim pak për investimet në infrastruk­turë...

Ne jemi një qytet futbolldas­hës dhe kjo dihet. U përpoqa që të lidhja një bashkëpuni­m me FSHF-NË. E bëra këtë sepse mendova që prioritare ishte që të ndërhynim në infrastruk­turë. E filluam me fushën e Plugut. Ne kemi një bashkëpuni­m me qeverinë e futbollit dhe ka ardhur lajmi i mirë për një ndërhyrje në tapetin e stadiumit “Roza Haxhiu”. Gjithashtu, edhe për një rikonstruk­sion të tri fushave të tjera, që janë pranë stadiumit tonë. Për fat, ne kemi një pozicion gjeografik shumë të mirë për të investuar. Këto do të shërbejnë për stërvitjen e ekipit të parë, të ekipeve të akademisë. Do të vendosen edhe orare për t’u përdorur nga shoqata sportive dhe qytetarë të Lushnjës, të jenë në dobi të gjithë komuniteti­t.

Këshilli Bashkiak miratoi buxhetin dhe 3% e këtij fondi kalon te KF Lushnja 1930 sh.a. Mos janë shumë 40 milionë lekë?

Ka dalë ligji për sportin që thotë se duhet filluar me privatizim­in. Por, nuk kanë dalë aktet e nevojshme nënligjore, që ne të fillojmë kryerjen e këtij procesi, gjë të cilën do ta shohim gjatë vitit 2022. Pjesë e këtij 40-milionëshi është edhe përfshirja e investimev­e në infrastruk­turë. Pra, nuk është e gjitha për t’i dhënë pagesa ekipit të parë, por janë edhe sh.a-ja dhe ndërhyrjet në infrastruk­turë.

 ?? ?? Eriselda Sefa, kryebashki­akja e Lushnjës
Eriselda Sefa, kryebashki­akja e Lushnjës
 ?? ?? Ilir Gjyla, trajneri i saposhkark­uar nga Lushnja
Ilir Gjyla, trajneri i saposhkark­uar nga Lushnja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania