Panorama Sport (Albania)

Nga Dinj te dashuria e vjetër, zbardhet lista e dëshirave zikaltër

Katër afrime në janar, Marota ka gati planin

-

Quhet merkato e riparimeve, por duke parë vendin e parë në kampionat, Interi nuk duket se ka nevojë për shumë të tilla. Përpara se të përcaktohe­n afrimet dhe detajet e tjera, drejtuesit duhet të kuptojnë qëllimet e disa lojtarëve si Vesino, Sensi, Kolarov apo Satriano. Në momentin e dytë do të vendoset për mënyrën se si do të plotësohen vendet e lëna bosh prej ndonjërit syresh. Zikaltritt nuk do të afrojnë askënd sa për emër, ndaj drejtorët Marota e Ausilio po shqyrtojnë mirë mundësitë për të arritur ndonjë akord të leverdishë­m.

– Pikësëpari, nevojitet një anësor që të mbulojë krahun me cilësi në rastet kur Perisiçit do t’i duhet të karikojë bateritë. Mohamed Fares është i preferuari si pasojë edhe e një të kaluare krah Inzagit te Lacio. Aktualisht pjesë e

NË KRAH

Xhenoas, anësori algjerian shihet si një profil që përputhet me lojën zikaltër. Një tjetër emër për të njëjtin rol është ai i Luka Dinj. Pjesë aktive e kombëtares franceze, 28-vjeçari i ka të komproment­uara raportet me Evertonin, klubin e tij aktual. Për të rrëmbyer nevojitet një injanë vestim jo fort i vogël, ndaj krerët e Interit po shqyrtojnë shanset që ai të zbarkojë në Milano gjatë janarit.

- Në gusht Nahitan Nandez u mundua të transferoh­ej te Interi me çdo kusht, madje duke marrë edhe sanksione nga Kaljari. Uruguaiani arriti sa t’i kërkonte presidenti­t

PRAPË NANDEZI

Xhulini që të mbante fjalën për ta lënë të lirë në rast oferte nga një ekip i madh, por bisedimet dështuan dhe ai mbeti në Sardenjë. A mund të jetë baza nga e cila të fillohet sërish? Patjetër, aq më tepër që kuqeblutë janë të gatshëm të marrin në këmbim (si huazim) Satrianon. Shanset

minimale, por Interi mund të fusë në dorë edhe Luis Alberton. Spanjolli ka humbur vendin e titullarit te Lacio e Sarrit dhe Inzagi do të mirëpriste në grupin e tij, aq më tepër që diçka të tillë e ka konfirmuar në intervistë­n ku shprehu simpatinë për numrin 10 lacial.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania