Panorama Sport (Albania)

25 emrat që do të shkundin merkaton

Që nga 1 janari të gjithë mund të firmosin kontrata paraprake me klube të tjera

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Merkatoja është te dera dhe me ka mpionatet e rëndësishm­e në Europë thuajse të gjithë pushim për pak – përjashtim bën Premier Liga – transferim­i i lojtarëve është kthyer në çështjen e ditës. Merkatoja e dimrit që pritet të çelë siparin më 1 janar pritet të jetë një nga më të nxehtat në histori. Kjo, pasi yjet në qarkullim janë të shumtë e për më tepër bëhet fjalë për lojtarë që kushtojnë miliona të panumërt, por që klubet mund të përfitojnë e t’i marrin falas. Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë një listë me 25 lojtarët më të shtrenjtë në qarkullim, kontrata e të cilëve me klubet e tyre përfundon në mbyllje të sezonit. Deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka rinovuar me klubet ku aktivizohe­n, ç’ka do të thotë se në qershorin e vitit të ardhshëm ata mund të largohen me parametra zero. Po flasim për emra luksi, mes të cilëve dhe Kilië Mbape, lojtari që ka futur në sherr dy prej gjigantëve të futbollit europian, Realin që e kërkon dhe Paris Sg-në që kërkon ta mbajë me ngulm. Qershori duket i largët, por e vërteta e madhe është se që nga data një janar, pra në më pak se një javë kjo listë prej 25 lojtarësh është e lirë të bisedojë me çdo klub të mundshëm dhe të firmosë parakontra­ta që pritet të hyjnë në fuqi verën e ardhshme. Secili nga këta lojtarë është në pozita të ndryshme.

MBAPE “PAR EXCELLENCE” - Mbape, Pogba, Kesi, Zyle janë disa nga emrat “par excellence”, kontratat e të cilëve me klubet e tyre skadojnë në mbyllje të sezonit dhe pothuajse e kanë vendosur ta vijojnë karrierën e tyre diku gjetkë. Mbape është pa dyshim emri që grish më shumë. Të gjithë e kujtojnë gushtin e kaluar kur Parisi refuzonte 200 milionë euro të Realit për shërbimet e tij. Kjo kokëfortës­i mund t’i kushtojë shtrenjtë PSG-SË, që rrezikon ta humbasë sulmuesin pa arkëtuar asnjë euro. Presidenti i Realit, Perez, ka premtuar surpriza më 1 janar, ndaj të gjithë janë me sy e veshë nga Madridi, që në fund të janarit mund të dalë dhe i fituari i madh, teksa bashkë me Mbapenë mund të bashkohen dhe Pogba e Rydiger. Të gjithë falas!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania