Panorama Sport (Albania)

Bonuçi: Ronaldon e pret ferri ndaj Italisë

“Kombëtaren në Katar ua kam premtuar fëmijëve”

-

Mbrojtësi i Italisë dhe Juventusit, Leonardo Bonuçi, ka folur për një përballje të mundshme mes tij dhe ish-shokut të skuadrës, Kristiano Ronaldos, në “play off”-et e Kupës së Botës në Katar. “Kam folur me Kristianon dhe kemi bërë shaka për një ndeshje të mundshme kundër njëri-tjetrit. Deri atëherë ka kohë dhe më parë duhet të shohim çfarë do të ndodhë. Ronaldo e di se çfarë e pret...”, tha mbrojtësi i Juventusit, i cili për tri vite luajti në Torino me skuadrën bardhezi. Për “Rai Sport”, Bonuçi foli edhe për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, ku Italia duhet ta fitojë nëse kërkon të ketë një shans për të luajtur në Botëror dhe pse më pas me shumë mundësi do të ndeshet ndaj portugezëv­e. “Duhet të përqendroh­emi në atë çfarë ndodh në fushën e lojës. Marsi vjen shpejt, të jemi gati për një ndeshje jo të lehtë ndaj maqedonasv­e. Dua t’u bëj një dhuratë fëmijëve të mi të cilët kurrë nuk e kanë parë Italinë në një Botëror. Europiani? Ishte gjithçka perfekte, e dimë që kemi bërë diçka të rëndësishm­e, por tani kjo i përket së shkuarës dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të shkuar në Botëror, diçka që nuk do të jetë aspak e lehtë. Ndeshja në Palermo? Besoj që sicilianët do të jenë gati për të na bërë një pritje të madhe, duam ndihëm e tyre për të mposhtur Maqedoninë e Veriut. Jam i sigurt që stadiumi do të jetë i mbushur plot, edhe pse kjo do të varet shumë nga situata me COVID-IN. Palermo ka qenë gjithmonë një vatër e nxehtë për sa i përket atmosferës, mbaj mend që sa herë luanim me Juventusin aty ishte një stadium i tërë kundër nesh. Pra, kundërshta­ri do ta ketë jo të lehtë aty”, tha kampioni i Europës me Italinë. Italia do të presë Maqedoninë e Veriut në Marsin e 2022-shit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania