Panorama Sport (Albania)

Dinamo, presidenti Bardhi: Prisni ndryshime

- FATJON RUPI

Për atë ecuri larg pritsh mërive, te Dinamo do të ketë një analizë të thellë, sot ose ndoshta nesër. Presidenti i klubit, Adrian Bardhi, ka kërkuar takim me të gjithë drejtuesit dhe trajnerët për të diskutuar me detaje për atë çfarë ka ndodhur deri në këtë moment dhe me siguri do të ketë ndryshime në staf dhe në organikën e lojtarëve. Kreu i skuadrës blu, për disa javë nuk ka qenë afër skuadrës dhe as në stadium për arsye shëndetëso­re. Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur shumë gjëra, ka pasur problemati­ka dhe skuadra ka pasur rënie në lojë dhe rezultate. Tashmë presidenti Bardhi do të jetë më pranë Dinamos dhe do ta marrë situatën në dorë.

NDRYSHIMET - "Ajo që mund t'u them në këtë moment është se te Dinamo do të ketë ndryshime. Kemi lënë një analizë për të diskutuar për gjithçka. Ne po punojmë për të ngritur Dinamon, sepse nuk është një skuadër që lufton për mbijetesë, por për trofe", ka thënë shkurt presidenti Bardhi për "Panorama Sport", duke lënë të kuptohet se ndryshimet janë të pashmangsh­me, por pa dhënë detaje konkrete. Trajneri Bledi Shkëmbi vazhdon të ketë besimin e tij, ndërkohë që për një pjesë të lojtarëve zhgënjimi është i madh. Mbetet për t'u parë se kush do të largohet nga kontingjen­ti aktual, ku thuajse të gjithëve u është dhënë shansi, pasi Dinamo ka pasur shpesh mungesa. Gjasat më të mëdha janë që një pjesë e lojtarëve të stolit të mos jenë më me blutë në vazhdim të kampionati­t.

MERKATO - I ngacmuar për merkaton e dimrit, që për Dinamon është shumë e përfolur, presidenti Adrian Bardhi është shprehur shkurt: "Patjetër që do të ketë përforcime, ne për këtë po punojmë, por nuk mund të flasim me emra në këtë moment. Nuk do të ishte korrekte, përderisa nuk kemi firmosur asnjë marrëveshj­e". Do të jenë të paktën 4 lojtarë që do t'i bashkohen Dinamos në merkaton e dimrit dhe me këta elementë pritet që skuadra të stabilizoh­et në ato role kyçe, ku ka vuajtur deri tani. Dhe në këtë grup bëjnë pjesë një mbrojtës qendre, një ose dy mesfushorë dhe një sulmues, por nuk përjashtoh­et mundësia të ketë edhe të tjera afrime. Presidenti Bardhi dhe stafi i tij po përpiqen t'i bëjnë gjërat me kujdes dhe të sigurohen që lojtarët që ata duan, të mos kenë probleme dokumentac­ioni. Synimi është tek afrimi i lojtarëve që e njohin futbollin shqiptar, sepse nuk ka kohë për të bërë prova me lojtarë të panjohur.

 ?? ?? Adrian Bardhi, presidenti i Dinamos
Adrian Bardhi, presidenti i Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania