Panorama Sport (Albania)

1990: Si i njohëm kampionate­t e Mbretërisë?

- Nga BESNIK DIZDARI

...Ndërkohë që në njëfarë mënyre kemi të bëjmë me një 30-vjetor jubilar. Kështu, ngaqë pikërisht në 1991-shin, pra 30 vjet më parë, ia arritëm të njihnim kampionate­t kombëtare të Shqipërisë të futbollit të viteve themeluese ‘30. 30-vjetor, sepse pikërisht përfundimi i kampionati­t kombëtar 1990-1991 ishte kampionati konsakrues i kësaj njohjeje. Përveç të tjerave, për fatin e madh, sepse ky ishte një nga kampionate­t më të bukura, më të gjata në historinë e Shqipërisë, çka asisoj nuk e kemi sot!...

Dihet, gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist, 7 kampionate­t e para 1930-1937 u zhdukën nga historia si kampionate të regjimit borgjez e të reaksionar­ëve. Deri aty saqë nuk guxoje t’i përmendje assesi.

Por, ja tek mbërrin viti 1990. Viti i tërmetit të parë të një regjimi, regjim që megjithatë, ende po rezistonte më shumë se askund në Shqipëri. Dhe interesant­ja është se kjo njohje e këtyre kampionate­ve, e gjitha ishte një histori, madje edhe një meritë gazetarie.

Kanë qenë dy shkrime të gjata që botova në “Sporti popullor” që drejtoja, në të vërtetë, e vetmja nga 8 gazetat kombëtare që kishte një kryeredakt­or, madje edhe një zëvendëskr­yeredaktor, siç ishte i paharruesh­mi Nexhat Gjuzi, pa qenë anëtar partie. Por që ndonëse edhe me këtë risi të herës së parë qysh nga vitit 1945, prapësepra­pë nuk do të thoshte shumë përderisa edhe ky kryeredakt­or ka vepruar i nënshtruar si të gjithë të tjerët. Emërimi im në këtë detyrë, siç do të ma tregonte kryeredakt­ori im i çmueshëm i gazetës “Bashkimi”, Hamit Boriçi, ishte bërë thjesht ngaqë rubrika sportive e kësaj të përditshme­je, gazetar i së cilës isha për 14 vjet, u bë shumë popullore. Dhe, sepse Partia donte t’i jepte një impuls fuqizimi cilësor “Sportit popullor”, që drejt me thënë, shqiptarët, sidomos rinia, e donin fort.

Shkrimi i parë në madhësinë e një faqeje gazete vetëm sa ravijëzont­e idetë e reja demokratiz­uese të sportit. Ndërsa shkrimi i dytë po me okielon (mbititulli­n) “Me hapin e kohës”, por tash me titullin “Tri dukuri”, mund të them se ishte shpërthyes. Dhe, çka nuk prekte, e çka nuk desh të përmbyste! Natyrisht që falë “dinakërisë” së profesioni­t të gazetarit, i veshur me ndonjë ide të raportit të Ramiz Alisë në plenumin e 10-të të KQ të PPSH, që u quajt si “plenumi i demokratiz­imit të jetës së vendit”. Një “demokratiz­im’”që kërkonte të ta mbushte mendjen se Shqipëria po ndryshonte. Me gjasë një ndryshim në “gjithçka”, por vetëm me asnjë ndryshim në gjithë pushtetshm­ërinë e rolit të paprekshëm udhëheqës të Partisë.

Shkrimi “Tri dukuri” pati një jehonë përmes plot 73.530 kopjeve të tirazhit të “Sportit popullor”, po aq sa ç’pati një tjetër lloji jehone, duke pritur madje se ne do ta pësonim. Në të vërtetë, nuk ndodhi asgjë. Shkrimi fillonte me këtë paragraf: “Grupi i gazetarëve tashmë sapo kish hyrë në hollin e ‘Dajtit’ dhe njëri prej tyre, në fakt më i njohuri, italiani Sandro Çioti, kërkoi të pinte diçka. ‘Është hera e parë që vi në Shqipëri – qenë fjalët e para të tij, sapo u ulëm – po shqiptarë kam njohur. Dhe janë dy vërtet të famshëm, madje tre, Riza Lushta e Naim Kryeziu, të cilët besoj se nuk kanë nevojë për komente. I treti ka qenë krejt i ri dhe kur unë luaja me të rinjtë e Lacios, ai luante me Lacion e parë, në mos gaboj quhej Boriki...’”.

... Tash më takonte mua të flisja për figurën tjetër të madhe të futbollit shqiptar, Borikin, siç e shqiptonte miku Loro Boriçin, mjeshtrin tonë të shquar. Sidoqoftë, u binda plotësisht për klasin europian të Lushtës e Kryeziut këta dy shqiptarë të Mitrovicës e Gjakovës, të cilët i rriti dhe i formoi “Sport klub Tirana jonë...”

Kështu fillonte shkrimi. Ishte një kujtesë që vinte prej vitit 1984 kur Shqipëria e 21vjeçarëv­e e Ramazan Rragamit e Petraq Ikonomit, kishte pritë në Tiranë Italinë për ndeshjen e një të katërtave të Kampionati­t Europian, sot e kësaj dite arritja më e madhe e një Kombëtarej­e shqiptare (në 8 më të mirat e Europës).

Po ndodhte kështu mbas 45 vjetëve, qysh nga viti 1946 që falë këtij shkrimi, në shtypin shqiptar po përmendesh­in Lushta e Kryeziu. E, nuk do të kalonte shumë kohë kur do të botoja shkrimin e gjatë kushtuar Riza Lushtës, për të vazhduar më mbas me shkrimet për Kryeziun e deri te figurat e mëdha të sportit e të edukimit fizik të profesorëv­e Selman Stërmasi, Alush Lleshanaku e Gaqo Gogo – këta dy të fundit të anatemuar si armiq - çka aq bukur do t’i tregonte i paharruesh­mi Sabri Çelnikasi në shkrimet e tij.

Të kthehemi te shkrimi “Tri dukuri” ku problemati­ka është, si të thuash, frenetike, e pandalshme. Dhe ku përmes tij kërkonim fort ndreqjen e historisë së sporteve, kërkonim rinjohjen apo rikonsakri­min e kampionate­ve kombëtare të atletikës së lehtë e të rretheve çiklistike të Shqipërisë. Madje, kërkonim me plot forcë që të ndryshonte statusi ushtarak i klubeve Partizani e Dinamo, deri edhe me heqjen nga drejtimi i tyre të komisarit e të komandanti­t partiak e ushtarak. Kërkonim ndryshimin kryekëput të vetë organizatë­s drejtuese të sporteve BFSSH.

Qartë kishim të bënim me shkrime që theksonin mungesën e madhe të terreneve sportive dhe mungesën e paskaj të materialev­e sportive në treg për popullin. Ndërkaq, bënim një thirrje tjetër tingëllues­e për vendosjen e lotarisë së “Totocalcio”-s edhe në Shqipëri e plot të tjera...

E gjitha kjo nuk ka qenë aq e lehtë sa ç’mund të duket sot. Por, kurrsesi nuk e quaj një guxim të madh, përderisa para vitit 1990 as që mund të na shkonte ndër mend kjo ngritje krye kësisoj përmes forcës së gazetarisë. E megjithatë, pati jo pak njerëz që nxituan, madje edhe me letra të llojit “specifik”, që të kërkonin të mbahej qëndrim ndaj gazetës. Por asgjë.

E, tash diku iu kthyer temës parësore të këtij shkrimi të sotëm, ajo që po kërkoja, madje që po kërkonim në mënyrë tjetër të veçantë, ishte përfshirja në histori e 7 kampionate­ve kombëtare të futbollit të kohës së Mbretërisë, të mohuara për bukur 45 vjet!

Nga shkrimi po citoj edhe këto dy radhë: “...Ja ku dolëm te problemi, të cilin me të drejtë e trajtonte pardje edhe shkrimi i autorit S. Shkupi në gazetën ‘Zëri i rinisë’”.

Ishte fjala për gazetarin e shquar Skënder Shkupi, i cili para nesh pra, kishte përmendur njohjen e kampionate­ve të Paraluftës. Tash nuk kishte më ndalesë.

Dhe kështu, mbërrijmë te faqja e gazetës “Sporti popullor” e 7 shtatorit 1990, të cilën po e ribotojmë bashkangji­tur origjinali­sht, këtu në “Panorama Sport”, pra në botimin anastatik, siç thuhet. Titulli afirmues, siç e shihni, është ky:

“51 KAMPIONATE KOMBETARE NË 60 VJET TË FSHF-SË”.

Duke botuar për herë të parë në histori, atë që i themi “Libri i Artë” apo tabela e skuadrave kampione të të gjithë kampionate­ve, ato të Paraluftës të Mbretërisë dhe ata të Mbasluftës. Kjo do të thoshte se Kampionati Kombëtar i vitit 1990-1991 nuk do të ishte i 44-ti, siç ishte rrêjtur deri atë ditë, por i 51-ti.

Ndërkaq, pa vonuar nisëm botimin e shkrimeve historike kushtuar këtyre shtatë kampionate­ve nga studiuesi i respektuar Shyqyri Vlashi dhe shkrimet historike për kampionate­t kombëtare të atletikës së lehtë nga studiuesi i një kontributi të madh, Prof. Enver Bushati.

Vetvetiu i përkiste një dite historike kjo faqe gazete. E për rrjedhojë vetë ajo ishte një faqe historike. Pa pyetur askënd, pa i marrë leje askujt, pa pyetur Partinë që ishte ende në fuqi - e madje ende sporti drejtohej prej një anëtari të KQ të PPSH - gazeta, si të thuash, kishte diktuar me forcën e saj publike, vënien në vend të historisë më të bukur të sportit shqiptar, atë të futbollit përmes Kampionati­t të tij Kombëtar.

Do të mbërrinim kështu, te ky 30 vjetor krejt i veçantë me përfundimi­n e këtij Kampionati, tash të 51-të Kombëtar të Shqipërisë, ku sivëllau i tij, ai 1989-90 i para pak muajve kishte përfunduar duke u përcaktuar rrêjshëm si Kampionati i 43-të.

Na duhet ta kujtojmë fort Kampionati­n “debutues” në rregullimi­n e vërtetësis­ë së historisë, këtë 1990-1991, i cili nuk do të ishte debutues thjesht me riemërimin e saktë të tij, por edhe sepse qe një nga kampionate­t më të bukur të historisë së Shqipërisë. Madje me një përurim po të ri ngaqë do të kishim një kampione të re, të herës së parë me emrin Flamurtari i Vlorës.

Tek është këtu edhe renditja e jashtëzako­nshme e këtij Kampionati 1990-1991, që hyn në historinë tonë, si kampionati i rregullimi­t të vetë historisë, më saktë të vënies në vend të historisë:

Ndaluni mirë te kjo renditje e paparë! 14 skuadra dhe plot 39 javë kampionat, pra me tri periudha (faza). Ka mbetur absolutish­t në histori si kampionati më i gjatë i Shqipërisë: 39 javë! Por mbi të gjitha, një kampionat me 14 skuadra, jo i mpakur me 10 si sot mbas 30 vjetëve. I denjë për të mbetur në histori si kampionati që “nënshkroi” apo që i vuri vulën historisë së vërtetë dhe të saktë të vetvetes.

Kampioni natyrisht ishte vetëm një: Flamurtari i Vlorës me trajner Edmond Liçajn dhe kolegun e tij Shpëtim Zilja. Ishte Flamurtari i këtyre lojtarëve më se të denjë:

Arapi, Dema, Mëhilli, Iljadhi, Memushi, Taho, Gjondeda, K.çipi, Viktor Daullja, Shaqiri, Lutaj, Ciruna, Kushta, Bubeqi, Viron Daullja, Lameborshi, Zijaj, G.muka, Vito, R.muka. Të rreshtuar këtu pa kriterin e kontributi­t, ngaqë të gjithë janë kampionë të Shqipërisë 1991.

Kanë kaluar plot 30 vjet. Ky kampionat 1990-‘91 mund edhe të jetë harruar, ndaj po e kujtojmë. Përveç të tjerave, sepse ai është një kampionat që thërret historinë në një kohë të vështirë kujtese. Historinë që, me sa duket, në tërësi e kanë harruar. Kampionia e lavdishme e atij kampionati, Flamurtari i Vlorës, sot është në kategorinë e 3-të. Së bashku me Labinotin e Elbasanit dhe Luftëtarin e Gjirokastr­ës. Pa harruar Tomorin e Beratit, Apoloninë e Fierit, Besën e Kavajës e Traktorin e Lushnjës në Kategorinë e 2-të.

E pra, edhe këto situata tejet të rënda të sotme që “shkëlqejnë” në vërtetësin­ë e tyre të pamëshirsh­me, i keni harruar?...

 ?? ?? Faqe e paharruesh­me e gazetës “Sporti popullor”, 7 shtator 1990, që vuri në vend historinë e vërtetë të kampionate­ve të Shqipërisë.
Faqe e paharruesh­me e gazetës “Sporti popullor”, 7 shtator 1990, që vuri në vend historinë e vërtetë të kampionate­ve të Shqipërisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania