Panorama Sport (Albania)

Tuhel: Kështu nuk vazhdohet më, duhet të bëjmë pesë zëvendësim­e

-

Infektimet në skuadër dhe dëmtimet e kanë gjetur këtë fundvit në periudhën më të keqe të mundshme Çelsin. Dje ai humbi të tjera pjesë. Tiago Silva dhe Kante dolën të dëmtuar. Prandaj trajneri Tomas Tuhel bën thirrje që Premier Liga të prezantojë 5 zëvendësim­e për të përballuar problemet që ka shkaktuar pandemia në Angli. "U detyruam të mbanim në fushë për 90 minuta Odoin pasi kaloi Koronaviru­sin. Për ne është e njëjta situatë si për këdo tjetër. Ne jemi të shqetësuar, sepse ne nuk jemi vetëm futbollist­ë dhe trajnerë, por jemi edhe baballarë dhe kemi familje. Jemi të shqetësuar dhe kemi dyshime dhe frikëra. Situata ishte shumë e ndryshme kur ne erdhëm në Uolverhemp­ton dhe kishim 7 raste pozitive në 3 ditë. Nuk e di nëse ky është rasti, por unë do doja që të kishim 5 zëvendësim­e, sepse 5 ndërrimet u bënë një vit më parë për të mbrojtur futbollist­ët kur Koronaviru­si na e bëri jetën të vështirë. Mendoj se situata është shumë serioze dhe sfiduese, kështu që nëse vendosëm që të luajmë, të paktën të bëjmë 5 zëvendësim­e për të përballuar ngarkesën", tha tekniku gjerman.

LUKAKU - Sulmuesi belg shënoi golin e 9-të në 10 ndeshje në Premier Ligë kundër Aston Vilës, më shumë se ndaj çdo kundërshta­ri tjetër në çdo kampionat që ai ka luajtur. "Nuk isha në dijeni të rekordit të shkëlqyer të Lukakut kundër Aston Vilës. Duhet ta kisha ditur më parë. Ne vendosëm ta aktivizojm­ë në pjesën e dytë për të shkaktuar më shumë probleme. Jam i lumtur që ai gjeti golin. Ai ishte njeriu që ndryshoi ndeshjen. Morëm shumë rreziqe në këtë takim, duke injoruar atë që na këshilloi stafi mjekësor", theksoi Tuhel.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania