Panorama Sport (Albania)

Dritan Mehmeti në “pole”, ja opsionet e Partizanit

Vëmendja te tregu vendës, tre emrat kryesorë në listë

- DENIS LALA

Partizanit i duhet të gjejë një trajner të ri, pas ndarjes me Ilir Dajën. Të kuqtë kishin një nga trajnerët më të mirë në vend dhe tashmë do u duhet ta zëvendësoj­në me një tjetër po aq cilësor, çka e bën mjaft të vështirë detyrën e tyre. Gjithsesi, opsionet në tavolinë janë disa dhe në kampin e kuq po mendohen ende. Trajneri i Partizani B, Dritan Mehmeti, po shikohet si një mundësi. Ai në të shkuarën ka punuar edhe si zëvendëstr­ajner i Franko Lerdës në ekipin e parë dhe e njeh shumë mirë ambientin e Partizanit. Kështu, drejtuesit po mendojnë të mos eksperimen­tojnë dhe të emërojnë Mehmetin në krye të ekipit, me mendimin për të parë ecurinë e tij dhe nëse shkon mirë, të vazhdojnë me të deri të paktën në fund të sezonit. Megjithatë, kreu i stolit të ekipit të dytë është vetëm një nga mundësitë. Partizani po shqyrton disa opsione, por duket se është i përqendrua­r më shumë për të gjetur një trajner nga tregu vendës, megjithëse nuk përjashtoh­et tërësisht firma me një strateg italian apo kroat. Skënder Gega, Gugash Magani dhe Shpëtim Duro janë tri opsionet kryesore për të marrë drejtimin e Partizanit. I pari ktheu titullin pas 26 vitesh dhe me qetësinë e korrektësi­në e tij ka arritur të fitojë simpatinë e tifozëve, që duan më së shumti që ta marrë Gega drejtimin e Partizanit, por për momentin nuk ka pasur kontakte mes palëve. Magani, nga ana tjetër, nuk është një trajner i rangut më të lartë të mundshëm në vendin tonë, por në drejtimin e Egnatias tregoi se di të bëjë mirë dhe e shtyn klubin e kuq ta mendojnë si mundësi potenciale. Shpëtim Duro, është gjithashtu një emër mjaft interesant dhe i dashur në kampin e

kuq. Ai e ka drejtuar edhe në të shkuarën Partizanin dhe vjen pas dy eksperienc­ave pozitive me Kukësin dhe veçanërish­t me Laçin. Eksperienc­a e madhe dhe aftësitë e Duros natyrshëm e bëjnë klubin e kuq ta mendojë edhe emrin e tij si trajnerin e ardhshëm të “demave”. Gjithsesi,

në kampin e kuq nuk e kanë marrë me nxitim, pasi edhe koha premton sepse përpara kemi pushimet dimërore. Aktualisht ekipin e drejton Renaldo Kalari, i cili do të udhëheqë stërvitjet e mbetura në këtë vit kalendarik. Më pas, drejtuesit do të piketojnë një nga

mundësitë e mësipërme duke marrë një vendim për të ardhmen e klubit të kuq, që aktualisht renditet në vendin e pestë në renditje, plot 15 pikë nga Tirana kryesuese. Me siguri në kampin e kuq përveç trajnerit, u duhet të diskutojnë edhe objektivat e këtij sezoni.

 ?? ?? Dritan Mehmeti, 41 vjeç
Dritan Mehmeti, 41 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania