Panorama Sport (Albania)

“Muri” Behiratçe: Dua Serinë A

“Falënderoj trajnerin që më ka aktivizuar si titullar, besoj te fitimi i kampionati­t”

- OLSI AVDIAJ

Zhozelin Behiratçe është zbulimi i mbrojtjes së Tiranës. I ardhur në tetor të 2020-ës, mbrojtësi firmosi në janar kontratën me bardheblut­ë. Muajt e parë ishin të vështirë për shkak të ambientimi­t. Gjithsesi, nga shtatori e në vazhdim, Zhozelini është titullar i padiskutue­shëm. Mbrojtësi ka shënuar edhe golin e parë për Tiranën këtë sezon. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mbrojtësi i rritur në Itali tregon për Tiranën, qytetin që e ka surprizuar, por edhe për ëndrrat që ai ka në të ardhmen. Falënderon Shehin që i ka dhënë besimin e duhur dhe beson te titulli kampion. Më pas, drejt futbollit të madh, atij tej Adriatikut.

Zhozelin, për ju viti i dytë te Tirana. Si është duke e parë në krahasim me sezonin e shkuar?

Këtë vit është shumë ndryshe nga sezoni i parë, ndonëse unë u federova në janar dhe pata pak mundësi të luaja. Është një situatë më e kënaqshme. Shumë më e lehtë për mua. Tani luaj dhe normalisht që ndihem mirë. Atmosfera është shumë pozitive në grup.

Si e keni parë ekipin e këtij viti? Flas në të gjitha aspektet si nga cilësia e me radhë.

Këtë vit kemi një skuadër të fortë. Janë shumica djem shumë të rinj dhe që ka kanë ardhur këtë vit. Janë djem shumë më pozitivë sesa e mendoja. Thjesht jemi një grup dhe në një skuadër e rëndësishm­e është që të jesh grup.

Ama edhe ju keni luajtur këtë sezon jashtëzako­nisht mirë. Jeni kthyer në një nga shtyllat e mbrojtjes...

Shumë faleminder­it për fjalët që thatë dhe ato që kanë thënë të tjerët. Më bëhet qejfi që më lavdërojnë. Si fillim duhet të falënderoj

trajnerin, i cili më ka aktivizuar si titullar. Falënderoj edhe shokët që më kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe. Jemi bashkë, punojmë bashkë, fitojmë dhe humbasim bashkë.

Në ndeshjen e fundit mundët Partizanin. Si ishte

të fitoje në një derbi të Shqipërisë?

Shumë bukur. Diçka e jashtëzako­nshme. Ishte një fitore shumë e rëndësishm­e për ne. Për më tepër që të luash në këtë stadium shumë të bukur është diçka e veçantë. Ama me këta

tifozë është akoma më magjike.

Si e gjetët Tiranën si qytet? Ju keni jetuar në Itali dhe duhet të shihni ndryshimin...

Tirana si qytet më surprizoi. Një qytet shumë i bukur. Nuk e prisja një gjë të tillë. Gjithçka është perfekte dhe këto nuk i kam fjalë për diplomaci apo për të bërë qejfin.

Tirana ka luajtur shumë mirë këto javë. A i keni mundësitë për të fituar titullin kampion?

Shpresoj dhe besoj se në fund ne do të jemi kampionë. Synimi ynë ai është. Të shpallemi kampionë të Shqipërisë.

A mund të themi haptazi që mes 10 ekipeve të Superiores jeni skuadra më e fortë?

Për mendimin tim, jemi skuadra më e fortë. Jo se e

tregojnë pikët, por sepse luajmë mirë dhe jemi shumë të organizuar. Nuk mund të them nëse jemi të kompletuar si grup, por jemi një skuadër shumë e mirë në fushë dhe jashtë saj.

Cili është objektivi personal i Zhozelin Behiratçes?

Nëse është e mundur të arrij sa më lart. Në majat e futbollit botëror.

Për të thënë një kampionat. Në Serinë A?

Pse jo, më lart. Nëse ka më shumë se Seria A, dua të arrij. Do të bëj maksimumin për arritur në maja.

 ?? ?? Zhozelin Behiratçe, mbrojtësi i Tiranës
Zhozelin Behiratçe, mbrojtësi i Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania