Panorama Sport (Albania)

SULMUESI Josa: Nuk ka bingo, do të tregoj që s’jam ngopur

“Aludime nga skuadra që thonë sheh interesin personal”

-

Mirel Josa duket se ka bërë mrekullinë e radhës në karrierën e tij. Trajneri mori drejtimin e Laçit që ishte në krizë rezultates­h dhe tashmë e ka kthyer në grupin e pretendent­ëve për titull. Por, në “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia ai nuk e ka komentuar këtë si një goditje të duhur të kurbinasve me afrimin e tij. BINGO E LAÇIT “Nuk mund ta quajmë bingo, mund ta merrte edhe njeri tjetër skuadrën e të bënte këtë ecuri. Unë në përgjithës­i e mora me optimizëm atë punë se duke pasur parasysh përbërjen e skuadrës, e kisha ndjekur edhe në Kupat e Europës, kishte bërë mirë. Mendoj se kishte ngërç dhe mund të them që jam i kënaqur me njerëzit që bashkëpuno­jnë dhe përveç atyre që përbëjnë anën drejtuese, janë edhe lojtarë të cilët u përgjigjen kërkesave të mia dhe të klubit”.

TITULLI

“Kur merr një skuadër e cila është në ato pozita që ishte kur shkova unë të drejtoja Laçin, nuk ishte në pozita të mira. Futbolli ka shumë të papritura dhe unë iu shmanga atyre dhe punova me ngritjen e anës psikologji­ke të lojtarëve. Ana fizike ishte, por ne merremi me freskimin e skuadrës, me mënyrën se si komunikon, futen të gjithë faktorët bashkë për të cilët skuadra m’u përgjigj. Drejtuesit kishin komunikim të mirë me lojtarët, marrëveshj­e të mira me ta. Pastaj, sa i përket mënyrës si funksionon kjo skuadër, jam i kënaqur”. FITORET

“Në Shqipëri i harrojnë shumë shpejt gjërat që kam bërë e fituar. Edhe pse nuk i kam bërë vetëm unë, i kam bërë në mënyrën si funksionon skuadra. Tani dua t’u tregoj të gjithë të tjerëve që nuk jam i ngopur me trofe. Ta kenë të gjithë të qartë këtë punë se çdo trajner do të marrë trofe. Dëgjoj aludime nga skuadra të tjera ku kam qenë e që thonë që ky është ngopur, sheh interesin personal. Ndaj, nëse e them, janë disa fjalë të cilat duhet që edhe futbollist­ët duhet t’i kenë parasysh që të mos mendojnë çfarë kemi kaluar më parë, është çfarë do të kapni të nesërmen”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania