Panorama Sport (Albania)

Dejan Zarubica: Ju rrëfej Laçin

-

Dejan Zarubica e meritoi çmimin për lojtarin më të dobishëm në pjesën e parë të sezonit, përzgjedhj­e kjo e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sulmuesi malazez shënoi gjashtë gola në 10 paraqitje për Laçin në kampionat dhe dha dy asiste, ndërsa ekipi i tij përfundoi në vendin e tretë me gjashtë pikë nga “liderja” Tirana dhe një pikë pas Kukësit.

Zarubica si lojtar i lirë para fillimit të sezonit iku nga Buduçnosti dhe përforcoi Laçin. Lojtari për mediat malazeze foli për aventurën në Shqipëri. “Që në fillim asistova në turin e dytë të kualifikim­eve në Konferencë Ligë pikërisht në ndeshjen e kthimit kundër Podgoricës. Goli im ishte i vetmi në duelin me favoritët e Krajovës. Luajtëm në raundin e tretë të eliminator­eve për herë të parë dhe ky ishte suksesi më i madh. Këto ndeshje më kanë sjellë shumë dashuri dhe mbështetje nga tifozët. Mua më pëlqen shumë Shqipëria”, tha sulmuesi 28-vjeçar. Zarubica kaloi shkollat e të rinjve të Sutjeskës dhe Crvena Zvezdës, luajti për kategoritë përfaqësue­se të moshave në të cilat shënoi 25 gola. Përveç

Sutjeskës dhe Buduçnosti­t, ka luajtur edhe për OFK Beograd,

Iskra dhe Lovcen. “Kurrë nuk kam pasur një fillim kaq të mirë të sezonit si te Laçi, por jam ndarë nga fusha për dy muaj për një dëmtim në kyçin e dorës. Kam pasur fatin që në

Tiranë ka një spital të mirë dhe klubi ka paguar trajtimin. U ktheva me gola dhe klubi filloi të fitonte. Kemi fituar gjashtë në tetë ndeshjet e fundit dhe në atë seri kemi festuar kundër Tiranës dhe Kukësit.

Sipas publikut vendas, ne jemi skuadra më e mirë dhe nëse vazhdojmë me këtë ritëm në kampionat, mund të shpresojmë për titullin”, tha Zarubica. Tashmë në Shqipëri kanë nisur përgatitje­t, ndonëse lojtarët do të kenë disa ditë pushim për Vitin e Ri dhe kampionati do të rinisë më 15 janar. “U kualifikua­m edhe në çerekfinal­en e Kupës së Shqipërisë, ku jemi favoritë ndaj Egnatias, të cilën e mundëm në fund të gjysmësezo­nit. Laçi është 40 kilometra nga Tirana. Presidenti ka një restorant ku ne ushqehemi. Shkëndijat ishin në fillim të sezonit edhe pse nuk më larguan dhe kam vërtet një marrëdhëni­e të shkëlqyer me të gjithë dhe jam i pranuar në mënyrë fantastike ashtu si Marko Roganoviç që luan pas meje në formacion dhe ai erdhi nga OFK Titograd. Është profesioni­st dhe vërtet luan mirë. Kam një kontratë edhe një vit e gjysmë, por me shumë bonuse që pothuajse i kam përmbushur. Jam i kënaqur me kushtet, por duhet ta pranoj që nuk kam pasur kurrë më parë kaq shumë oferta të mira nga skuadra të huaja dhe nuk është e sigurt nëse te Laçi do të qëndroj deri në fund të kontratës. Jam edhe me fat që trajneri është i madh, sepse Mirel Josa e çoi Skënderbeu­n në fazën e grupeve të Europa League”, përfundoi Zarubica.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania