Panorama Sport (Albania)

Egnatia në sulm, pranë akordit me dy ish-lojtarët e Shkëndijës

-

Egnatia hidhet në sulm, gati firma me dy lojtarët që u larguan së fundmi nga Shkëndija e Tetovës. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivi­sht se mesfushori Armend Alimi dhe mbrojtësi Mevlan Murati kanë marrë oferta zyrtare nga klubi rrogozhina­s dhe gjasat janë që të firmosin në ditët në vijim. Trajneri aktual i Egnatias, Zekerija Ramadani, duket se ka bindur lojtarët e njohur në Maqedoninë e Veriut për t’i bërë pjesë e rrogozhina­sve në vijim. Alimi është një ishkapiten i Shkëndijës, ku për shtatë sezone radhazi ka qenë lider i ekipit. Mesfushori i qendrës doli i lirë pak ditë më parë, por edhe pse u përfol se do të vijonte karrierën me Shkupin, duket se është tunduar tashmë nga oferta e klubit të Egnatias dhe për më tepër që ky ekip drejtohet nga një shqiptar i Maqedonisë si Ramadani. Ndërkohë, e njëjta gjë mund të thuhet për mbrojtësin që bën disa role në prapavijë, qoftë nga krahët apo në qendër, Mevlan Murati. Ky i fundit ka luajtur tetë vite më parë edhe me Partizanin, ndërsa në pesë sezonet e fundit ka veshur fanellën e Shkëndijës. Ashtu si Alimi, edhe Murati ka dalë lojtar i lirë nga tetovarët ditët e fundit.

ÇYRBJA

Pas konfirmimi­t të katër largimeve nga Egnatia, pikërisht Uros Djuriç, Arsenio Valport, Kris Gadi dhe Glejdis Ndraxhi, duket se do të vazhdojnë “firot”. Gazeta mëson se edhe mesfushori i krahut, Arbër Çyrbja, pritet të prishë kontratën. Duket se palët do ta ndërpresin këtu bashkëpuni­min pas vetëm 6 muajsh. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me qendërmbro­jtësin Mario Teqja, i cili nuk ka luajtur rregullish­t këtë sezon. Në fillim të vitit 2022 do të mësohet më shumë për të gjitha lëvizjet në klubin rrogozhina­s, teksa drejtuesit po punojnë për të siguruar sa më parë lojtarët që do trajneri Ramadani.

I.CARA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania