Panorama Sport (Albania)

Tafili: Jemi gropë, urgjent afrime

“Presidenti duhet të zëvendësoj­ë menjëherë largimet. Kemi nevojë për suportin e bashkisë”

- FERIZ FERIZAJ

Ndryshimi i objek tivave dhe sh kurtimi i shpenzimev­e u shoqërua me largime nga Besa. Në total janë 6 titullarë që kanë shpallur “divorc”, disa me mirëkuptim, të tjerë prej rrogave apo prej përfundimi­t të kontratës. Kavajasit do të kenë tjetër pamje nga janari dhe zyrtarisht do të luftojnë për të qëndruar në 6 vendet e para, pasi e shohin të pamundur misionin “Superiore”. Megjithatë, ka edhe nga ata që do t’i qëndrojnë besnik ekipit dhe as që e mendojnë ikjen. I tillë është rasti i Alsid Tafilit, një prej të parëve që vendosi të rinovonte marrëveshj­en

gjatë verës. Edhe pse është i shqetësuar për situatën, ai është i vendosur. Gjithsesi, një apel e ka për presidencë­n. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, mesfushori kërkon prej Nexhat Bizhdilit që të nxitojë me merkaton dhe zëvendësoj­ë vendet e mbetura bosh nga largimet. Dhe duhet thënë që rrjedhjet kanë prekur që të gjitha repartet, nga porta e deri në sulm. “Në çdo kampionat ka largime në këtë periudhë, madje edhe në Kategorinë Superiore. Për mua nuk është gjë e re. Është zgjedhja e secilit, ndaj duhet ta respektojm­ë. Ajo që më shqetëson, është kontigjent­i i cunguar. Besa nuk është se ka kontingjen­t me 25 lojtarë dhe largimet mos i prishin punë. Përkundraz­i, ne nuk kemi stol të fortë. Këtë e kemi thënë me kohë. Nëse shtojmë largimet e emrave si Canka, Çela, Hoxhaj, Bilali apo Birja, sigurisht që na krijohet një gropë të madhe. Ndaj, gjykoj se duhet urgjentish­t të plotësohet ekipi. Luajmë një kampionat mjaft të fortë dhe do ta kemi mjaft të vështirë nëse vonohemi në prurjet e janarit”, u shpreh fillimisht mesfushori i verdhezinj­ve. APELI PËR BASHKINË Besës i kanë mbetur shumë pak titullarë. Veç Tafilit, kanë portierin Dobjani apo Perja, Kukaj, Hyseni, Muçaj, Hoxha e Meçja. Një “veteran” si shkodrani ka edhe një thirrje për Bashkinë e Kavajës.

“Në situatën ku ekipi ndodhet, personalis­ht kam vendosur që t’i qëndroj besnik Besës. Ndihem mirë këtu dhe jo vetëm në fushë, por mbi të gjitha jashtë fushe. Jam i respektuar kudo. E shoh të udhës që t’i bëj një apel Bashkisë së Kavajës, të na qëndrojë më afër e të na suportojë. Në këto momente kemi shumë nevojë për ta. Na duhet kjo mbështetje për të qenë dinjitozë për pjesën e mbetur të sezonit. Një emër si Besa patjetër duhet të vazhdojë të mbetet një ekip i lakmuar. Ndoshta objektivi ‘Superiore’ mund të mos arrihet, por e kemi detyrim të jemi dinjitozë dhe të fortë. Kështu i ka hije një klubi me traditë”, përfundoi 34-vjeçari.

 ?? ?? Alsid Tafilii, mesfushori 34-vjeçar i Besës
Alsid Tafilii, mesfushori 34-vjeçar i Besës
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania