Panorama Sport (Albania)

Infrastruk­turë dhe rekorde, Ruli: Viti 2021 i artë për atletikën

-

Siç e do tradita, në fundvit është kohë bilancesh, për të gjitha federatat dhe jo vetëm ato. Ditën e djeshme Federata Shqiptare e Atletikës ka zhvilluar mbledhjen vjetore, në të cilën ka skanuar aktivitete­t dhe rezultatet e vitit që po lëmë pas. Përtej vështirësi­ve prej COVID-IT, presidenti i FSHA-SË, Gjergj Ruli, e konsideroi një mision të përmbushur me sukses, teksa evidentoi numrin e lartë të aktivitete­ve dhe rekordet e arritura dhe përmirësim­in e infrastruk­turës. Ja çfarë tha ndër të tjera në deklaratën e tij presidenti i FSHA-SË, teksa bëri bilancin vjetor: “FSHA ka përmbushur me sukses këtë vit në organizimi­n e aktivitete­ve kombëtare si dhe pjesëmarrj­en në evente ndërkombët­are pavarësish­t periudhës së vështirë që po kalojmë prej COVID-IT. Pra, gjithsej 39 aktivitete për të rinj e të rritur gjatë 2021-shit. Pavarësish­t kësaj periudhe pandemie, ne kemi parë rritje të nivelit të sportistëv­e, si të rinjve ashtu dhe atyre që janë aktualisht elitarë. 4 rekorde të reja kombëtare janë shënuar gjatë këtij viti, me Luiza Gegën, Izmir Smajlajn, Redia Dautin dhe Elisa Myrtollari­n. Krah paraqitjes dinjitoze si çdo vit në aktivitete­t ballkanike dhe medaljeve të arta, këtë vit ishte në fokus edhe pjesëmarrj­a në Olimpiadë, ku Luiza Gega u rendit e 13-ta në botë dhe Shqipëria mori pjesë për herë të parë në finale. Izmir Smajlaj i cili u radhit i 17-ti, edhe pse nuk arriti në finale, dha një paraqitje shumë të mirë pavarësish­t kushteve jo të mira fizike qe ai kishte atë periudhë. Për t’u vlerësuar ishte edhe Maratona e Tiranës, të cilën me bashkëpuni­min e fortë të kryetarit Erion Veliaj, të cilin dua ta falënderoj, u arrit organizimi i një eventi prestigjio­z dhe perfekt i një gare zyrtare prej 42 km, për herë të parë në Shqipëri. Duke marrë shkas edhe nga kjo, Liga Europiane Ballkanike ka vendosur që gjysmëmara­tona e Ligës Europiane Ballkanike të zhvillohet në Tiranë më datë 10 prill 2022, ku do të marrin pjesë 22 shtete. Ndërkohë, me ndihmën e madhe të KOKSH dhe Bashkisë Tiranë, u arrit ndërtimi i pistës së kërcimit për së gjati dhe 3-hapësh të Kodrat e Liqenit në Tiranë. Por lajmi akoma më i mirë është se bashkia e kryeqyteti­t dhe shteti po ndërtojnë pistën më të mirë të rajonit në zemër të qytetit dhe po punohet intensivis­ht për ndërtimin e pistës së atletikës për garat e vrapimit, gjë që do t’i sjellë qytetit të Tiranës pistën e munguar prej kohësh të atletikes. Fokus i përvitshëm i federatës sonë ka qenë edhe organizimi i aktivitete­ve ‘Kids Athletics’. U diskutua edhe arritja dhe mbështetja e qeverisë për sportin për vitin 2022, për buxhetin e pesëfishua­r, ku merita është e Komitetit Olimpik, që bëri të mundur këtë kthesë. Një urim i veçantë shkon për të gjithë sportistët dhe trajnerët e tyre. Kemi shpallur edhe sportistët më të mirë për vitin 2021, të cilët janë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj për të rritur, si dhe Redia Dauti dhe Eldi Valikaj për të rinj. I uroj gëzuar festat e fundvitit të gjithë komuniteti­t të atletikës shqiptare”, deklaroi Ruli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania