Panorama Sport (Albania)

Interi nis operacioni­n ‘fshesa’, sa të padëshirua­r

Skadimi i kontratave, rrogat dhe mosha, arsyet e vendimit

- Përgatiti: NISLI GJINI

Interi e ka mbyllur si du het fazën e parë të se zonit dhe tani e ka ndalur vrullin për të rinisur në janar me energji të reja dhe me qëllimin për të vazhduar me të njëjtin ritëm. Por, nga ana tjetër punën nuk e kanë ndalur drejtuesit që gjithmonë kërkojnë t’i sigurojnë organikën më të mirë në dispozicio­n Simone Inzagit për të qenë kompetitiv, jo vetëm me anë të përforcime­ve, por edhe me anë të largimeve. Te zikaltrit ka nisur operacioni “fshesa” dhe në krye të tij qëndron Matias Vesino, mesfushori që e ka shprehur disa herë hapur pakënaqësi­në e tij për minutat e pakta që i janë mundësuar. Uruguaiani është në vitin e fundit të kontratës dhe zikaltrit kërkojnë të përfitojnë sadopak nga largimi i tij që në merkaton e janarit, diçka që do i leverdiste edhe vetë lojtarit për të siguruar sa më shumë minuta duke qenë se në horizont është Botërori i Katarit. Leisteri i është shtuar listës së të interesuar­ve, pas refuzimit që iu bë Juves dhe Kaljarit gjithmonë të gatshëm. Të gjatë me Interin duket se nuk e ka as shoku i tij i repartit Stefano Sensi, që edhe pse ka ende dy vite kontratë, nuk po gjen hapësirat e duhura, karakteriz­uar edhe nga dëmtimet e shpeshta. Për italianin në pritje janë Empoli e Specia, por ndryshe nga të tjerët zikaltrit nuk e kanë me ngut për të sepse po

përpiqen ta përdorin si kartë shkëmbimi me futbollist­ë të tjerë që u pëlqejnë. Arturo Vidal është një tjetër nga mesfushorë­t, e ardhmja e të cilit është e pasigurt. Kiliani e ka vlerësimin e trajnerit, por kërkesat e tij për më shumë minuta dhe rroga e lartë prej 6.5 milionë eurosh, e bëjnë një nga ata që është me një këmbë jashtë Apianos.

MBROJTËS E SULMUES - Tek Interi me valixhe në duar janë edhe Aleksandër Kolarov e Andrea Ranokia, të cilëve

përveçse u skadon kontrata në qershor, me 36 dhe 33 vitet respektive mbi supe e bëjnë të vështirë një tjetër sezon me fanellën zikaltër. Në këtë listë “të padëshirua­rish”, sulmi përfaqësoh­et nga Aleksis Sançez, që pavarësish­t paraqitjev­e të mira së fundmi, me 7 milionë eurot të cilat fiton dhe me kontratën që skadon në 2023shin bëhet rëndesë për arkat e klubit, ndaj Marota po përpiqet të gjejë një destinacio­n tjetër për 33-vjeçarin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania