Panorama Sport (Albania)

Kotobelli: Detyrë të mundim Kastriotin, sezoni i vështirë

Mbrojtësi i Teutës: Egnatia, një nga ditët e këqija që u ndodh të gjithëve

-

Teuta u mund në sfidën e fundit të vitit me shifrat 1-2 nga Egnatia. Dhe tashmë ndodhet e gjashta në renditje, edhe pse kishte mundësi të afrohej me kreun në Superiore. Durrsakët ishin në një ditë “jo” dhe çaluan prapa, por u goditën në momentin më deciziv të ndeshjes. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mbrojtësi i Teutës, Blerim Kotobelli, shprehet se Teuta ishte në një ditë jo të mirë, diçka që i ndodh çdo skuadre. Kotobelli beson se ndaj Kastriotit do të vijë kthesa menjëherë.

Çfarë nuk shkoi siç duhet në ndeshjen e fundit?

Atë ditë ishte një nga ditët e këqija që u ndodh të gjithëve. Edhe pse ishim konkurrues gjatë ndeshjes, ne nuk e shfaqëm lojën tonë më të mirë. Humbjet ndonjëherë mund të tregojnë një anë të mirë, ato janë për të mësuar.

Sa keqardhje keni për golat

e pësuar?

Sigurisht nuk është e lehtë kur pëson dy gola në një ndeshje, por nuk do t’u kushtoja aq shumë rëndësi golave, sepse në futboll numërohen pikët, nuk do të më pengonte të fitonim 3-2 çdo ndeshje.

Ndeshja e radhës është

përballë Kastriotit. Mendoni se ekipi do të bëjë kthesën?

Ne futemi në çdo ndeshje me dëshirën për të fituar. Ne i respektojm­ë të gjithë, por shkojmë për 3 pikë.

Pra, ndaj Kastriotit mendoni se tri pikët janë detyrim?

Në futboll nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë, është detyrimi ynë të japim 100% të vetes në lojë, nëse kjo do të jetë e mjaftueshm­e, do të shohim.

Si e shikoni këtë kampionat? Mendoni se do të jetë një luftë e fortë deri në fund?

Unë jam i kënaqur nga cilësia e kampionati­t. Ka shumë ekipe cilësore. Shumë skuadra duan të jenë në krye, por është vetëm fillimi, askush nuk e fiton titullin pas 15 javësh, është një rrugë e gjatë drejt fronit dhe na takon neve ta arrijmë atë. ZAMIR QYPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania