Panorama Sport (Albania)

Kukësi planifikon tri largime gjatë janarit

-

Kukësi vërtet ka bërë mirë deri në këtë fazë të kampionati­t, duke qenë në vendin e dytë dhe brenda objektivit madhor të fitimit të titullit kampion. Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar më së miri dhe jo të gjithë lojtarët kanë qenë brenda pritshmëri­ve të fillimsezo­nit. Nëse për mbrojtjen është i njohur fakti se nuk kanë munguar problemet për shkak të alternativ­ave, problem ka pasur edhe në fazën ofensive dhe jo të gjithë kanë përligjur investimin. Për këtë arsye, për lojtarët që gjatë këtyre 15 javëve kampionat ka pasur më pak hapësira gjasat janë që të mendohet edhe largimi i tyre. PUNTUS - Njëri prej lojtarëve që ka qenë nën nivelin e pritur nga drejtuesit është pikërisht sulmuesi i kombëtares së Moldavisë, Artiom Puntus. 26-vjeçari erdhi si një afrim “big” për shkak edhe të karrierës së tij të mëparshme, duke menduar se do të ishte lojtari kyç në sulmin verilindor dhe do të merrte prej dore skuadrën. Mirëpo, në 15 javë kampionat, moldavi është preferuar vetëm në 11 takime, ku tetë prej të cilave i ka si zëvendësue­s. Në tri raste që ka luajtur si titullar, në dy prej tyre është zëvendësua­r, duke mos i pasur 90 minuta të plota. Në total, 26-vjeçari është aktivizuar në 470 minuta dhe ka shënuar vetëm një gol, pikërisht në sfidën e fundit ndaj Vllaznisë. I shoqëruar edhe nga dëmtimet, por edhe i “diskriminu­ar” nga skema e Longos, i cili luan me një 9 fals, Puntus nuk e ka gjetur veten te Kukësi. Ndaj, sipas të gjitha gjasave, sulmuesi është ndër të parët që mund të ndërpresë bashkëpuni­min, edhe pse për momentin në Kukës pohojnë se nuk kanë ndër mend të bëjnë merkato në dalje.

TË TJERËT – Përpos Puntusit, edhe mesfushorë­t Alija Kërniç dhe Kreshnik Bahtiri nuk e kanë gjetur veten në skuadër, për të cilët duket sikur Longo nuk i ka shumë në konsiderat­ë, sepse edhe minutat i kanë pasur të pakta. Kërniç dhe Bahtiri nuk i kanë madje as 90 minuta gjithsej në këmbët e tyre dhe në rastet e pakta që janë aktivizuar kanë qenë më shumë të sforcuar. Megjithatë, për aq kohë sa lojtarët janë nën kontratë nuk mund të ketë largime pa bërë më parë një konsensus, ndaj për momentin janë lojtarë të Kukësit, edhe pse nuk po preferohen nga trajneri. VLADIMIR MEMA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania