Panorama Sport (Albania)

Bomberat kuqezi, ja sa kanë shënuar në 2021

Cikalleshi, Broja e Manaj e mbyllin me numër të njëjtë golash

- KRISTI SEJATLLARI

Në përfundim të vitit 2021, "Pan orama Sport" ka menduar të ndajë me lexuesit disa statistika të sulmueseve të Kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë kanë tundur rrjetat kudo, nga Anglia në Poloni, Hungari apo Turqi, duke u bërë protagonis­të nëpër skuadrat e tyre përkatëse. Këto statistika përmbledhi­n se sa gola kanë shënuar gjatë gjithë vitit kalendarik, në të gjitha kompeticio­net, qofshin në kampionat, Kupë, Europë apo ndeshje me ekipin kombëtar. Listën e kryeson sulmuesi nga Berati, Myrto Uzuni, i cili po luan sezonin e tij të dytë në Hungari me Ferencvaro­shin, ku sa vjen dhe po bën ngjitje në karrierën e tij. Në total, Uzuni ka shënuar 34 gola në 56 ndeshje dhe është aktualisht edhe sulmuesi që ka luajtur më shumë në vitin 2021. 26-vjeçari ka vendosur edhe një rekord pasi ka shënuar në çdo kompeticio­n të mundshëm: kampionat, Kupën e Hungarisë, kualifikue­set e Ligës së kampioneve, në Ligën e Europës, si edhe në ndeshjet e Kombëtares. Ndërsa pas tij renditen të tre sulmuesit e tjerë me një numër të njëjtë golash. Sokol Cikalleshi, Armando Broja dhe Rei Manaj kanë shënuar nga 15 gola secili gjatë gjithë vitit 2021. Cikalleshi që aktivizohe­t në Turqi ka realizuar 13 gola për Koniaspori­n dhe dy me Kombëtaren, në 53 ndeshje gjithsej, ndërsa Broja, po me 15 gola, i ka shënuar gjashtë për Sauthempto­nin, gjashtë për Viteshen në Olandë dhe 3 për ekipin kombëtar në 46 takime në total. Vazhdojmë me Manajn, i cili mban të njëjtin numër golash. 24vjeçari ka realizuar në 38 ndeshje: 12 gola për Barcelonën B, 1 gol me Specian në Serinë A, si edhe dy me Kombëtaren. Pas tyre vjen Ernest Muçi, i afruar së fundmi në ekipi përfaqësue­s A, ku gjatë këtij viti ka shënuar në total 8 gola në 47 ndeshje që ka zbritur në fushë. 20-vjeçari ka tundur pesë herë rrjetën me Legian në Poloni, një herë me Tiranën në Superiore dhe dy herë me Kombëtaren U-21. Sulmuesi i fundit në listë është Bekim Balaj, që aktivizohe­t në Rusi dhe gjatë këtij viti nuk ka arritur ta gjejë asnjëherë rrugën e rrjetës në 35 ndeshje. Në gjysmën e sezonit të kaluar kishte një minutazh jashtëzako­nisht të paktë, ndërsa tani është titullar te Nizhni Novgorod në Premier Ligën ruse.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania