Panorama Sport (Albania)

Triunfio, nga Italia: Unë e solla Kempesin në Shqipëri

-

Biseda me dr. Salvatore Triunfion (Mediastar Internatio­nal FM Gropu & Co. A. T, Fifa players agent) ishte befasuese për “Panorama Sport”, pikërisht sot pas 25 vjetësh i nxitur edhe nga interesimi ynë. Në intervistë­n ekskluzive nga Roma ai kujton: “Klubi kishte një president milioner. Mario e pëlqeu Shqipërinë, afër Italia, deti, sigurisht edhe kontrata”.

Dr. Triunfio, e kujtoni si nisi ajo aventurë?

Në atë kohë, si edhe sot, kompania jonë ishte e angazhuar me lëvizje lojtarësh. Në vitin 1993 dhe 1994, bashkë me kolegun, Mauricio Montali, DP i kompanisë, kishim qenë dy herë në Shqipëri me dëshirën të bënim diçka për privatizim­in e klubeve dhe transferim­et e lojtarëve. Ne operonim në të gjithë botën, por më shumë me lojtarët e Amerikës Latine.

Pse, cili ishte motivi për të sjellë një kampion në Shqipëri?

Ka qenë fundi i vitit 1996, nëse nuk gaboj, dhe u informuam se një klub futbolli në Shqipëri kërkonte një trajner. U interesuam dhe kontaktet e para i patëm me një menaxher shqiptar, Kosta Grillo quhej. U lidhëm me të falë një mikut tonë në Itali. E nuhatëm, e kuptuam që ishte një rast i mirë për ne, kur një klub futbolli modest i një qyteti të vogël kishte një president milioner e me kaq shumë para.

Dhe zgjodhët Kempesin...

Po, Kempes për më tepër ishte një shëtitës i madh dhe nga fama njihej kudo. Ai vinte nga një eksperienc­ë modeste si trajner te Sent Polten në Kategorinë e Dytë në Austri, te Fernanadez Vial në Kili dhe Pelita Jaya të Xhakartës në Indonezi. E biseduam me Marion, na u duk një rast ideal për të. Në Itali, pak kohë më parë, kishte qenë drejtor teknik i klubit Fiorenzuol­a. Nuk dinte asgjë për Shqipërinë, por afër Italisë, qyteti i vogël, afër detit. U shpreh i gatshëm, e pranoi idenë, ndonëse kishte një ofertë nga Kolumbia.

Kontratë e pabesueshm­e, një shumë e madhe në para?

Një shumë aq e madhe për një trajner të një klubi futbolli në Shqipëri, ishte vërtet befasi. Për në Shqipëri Kempes udhëtoi me kolegun tim, Montali, dhe qëndroi pak ditë. Ndërsa unë kam ardhur aty në javën e dytë të janarit, vetëm 24 orë, ku gjeta një atmosferë entuziaste. Mario dukej i kënaqur.

Pastaj trazirat dhe Mario që largohet...

E pabesueshm­e ajo që po ndodhte, një situatë që na shqetësoi edhe ne, veçanërish­t Marion. Kur na informoi për kaosin ku ndodhej, na kërkoi ta ndihmonim të kthehej urgjentish­t në Itali. Pa humbur kohë biseduam me “Alitalia”-n, që i siguroi biletat atij e vëllait. As 20 ditë nuk zgjati aventura shqiptare e tij.

Dr. Triunfio, e dini faktin se çështja “Kempes” asokohe shkoi edhe në parlamenti­n shqiptar?

Po, e kam dëgjuar, se më informuan, pasi familja e presidenti­t u burgos. Kërkonin nga kompania jonë të bisedonim me Kempesin që ai të kthente paratë, por kjo ishte e pamundur. Së pari, kontrata ishte një proces personal i Marios me presidenti­n dhe, së dyti, ajo ishte juridikish­t, ligjërisht e rregullt.

A mundi Kempes të merrte shumën prej 360 mijë dollarësh?

Jo. Ai mori vetëm 10% të saj me këstin e parë, pra rreth 30 mijë dollarë.

Dr. Triunfio, keni kontakte me Kempesin?

Sistematik­isht. Aktualisht ai jeton në Amerikë dhe është një ndër opinionist­ët, komentator­ët e ndeshjeve të futbollit, në një rrjet shumë të njohur, “SPNW”. Sapo u informua për interesimi­n tuaj, nga Uashington DC ku ndodhet, ju ka dërguar një foto posaçërish­t për gazetën tuaj, me urimin për Vitin e Ri. Pas Krishtlind­jeve do të niset për në Buenos Aires, të festojë me fëmijët.

 ?? ?? Menaxheri italian, dr. Salvatore Triunfio
Menaxheri italian, dr. Salvatore Triunfio

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania