Panorama Sport (Albania)

Rritet me 60 milionë lekë buxheti, Bashkia Berat kërkon ngjitjen

TOMORI/ Nuk kursehen për 100-vjetorin

- EDI SPAHIU

Është zhvilluar ditën e martë mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku u miratua buxheti për 2022-shin. U zbulua edhe shifra që do të akordohet për klubin e futbollit dhe duhet thënë që ka pësuar rritje krahasuar me një vit më parë. “Panorama Sport” ka ndjekur në sallë të gjithë procesin, derisa erdhi momenti ku u diskutua për Tomorin. Bashkia Berat ka rritur me 60 milionë lekë (të vjetër) fondin, duke e çuar atë nga 270 në 330 milionë lekë (të vjetër). Të gjithë këshilltar­ët kanë qenë “pro”, pasi viti i ardhshëm përkon edhe 100-vjetorn e klubit. Pas përfundimi­t të mbledhjes dhe miratimit të buxhetit të vitit 2022, për gazetën ka folur nënkryetar­i i bashkisë, Luçiano Bojaxhiu, i cili ka drejtuar këtë mbledhje në mungesë të Ervin Demos. “Të gjithë jemi të kënaqur me shifrën e sapomiratu­ar prej 330 milionë lekësh (të vjetër) për skuadrën e Tomorit. Më duhet të them se ka qenë interesimi i veçantë i kryebashki­akut Ervin Demo, që është edhe president i skuadrës së Tomorit. Kjo rritje do të shërbejë për objektivin madhor të Bashkisë Berat, që synon që në 100-vjetorin e themelimit të Tomorit, skuadra të ngjitet në Superiore. Këtë do ta realizojmë medoemos, jo vetëm si një dëshirë e madhe e tifozërisë beratase, por më së shumti, si një obligim

që kemi si bashki ndaj historisë dhe vlerave që përfaqëson Tomori. Më duhet të evidentoj edhe një tjetër aspekt, që kryebashki­aku së bashku me donatorët e skuadrës dhe ndihmën që do të japin biznesmenë­t beratas, brenda dhe jashtë Be

ratit. Me sigurinë absolute që kemi, premtojmë si institucio­n që për 100-vjetorin Tomori do të festojë ngjitjen në Superiore dhe këtë premtim mund ta ‘skanoni’ të gjithë në memorie”, përfundoi numri dy i bashkisë.

 ?? ?? Çast nga mbledhja e Këshillit Bashkiak Berat
Çast nga mbledhja e Këshillit Bashkiak Berat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania