Panorama Sport (Albania)

Noka: Harrojeni, Besëlidhja nuk bie

“Me largimin e tre lojtarëve serbë, afrimet janë të pashmangsh­me. Kemi nisur kontaktet”

- PRENG GJIKOLA

Gjok Noka ka mbe tur i zhgënjyer nga bilanci i fazës së parë. Besëlidhja e mbylli vitin në vendin e 11-të dhe logjikisht rrezikon rënien. E megjithatë, Gjok Noka mundohet që ta zhdramatiz­ojë situatën dhe paralajmër­on se në janar do të kthehen më të fortë. Rënien as që e mendon, madje hapur e thotë që do të jenë kërcënues për kreun në 2022-shin. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, presidenti njofton se nuk do të kursehen në merkato dhe do të rifreskojn­ë ato vende që duhet ndërhyrje. Veç serbëve, njofton se do të ketë edhe largime të tjera. “Mbyllja e fazës së parë ishte zhgënjyese për ne. E megjithatë, jo tragjike... Më mjafton të shoh renditjen dhe qetësohem. Nuk kemi ndonjë hendek të madh me vendet e para. Diferenca prej 9 pikësh me të 4-ën është më se e arritshme. Fazën e dytë do të kemi një ‘fytyrë’ të re të Besëlidhje­s, nga të gjitha pikëpamjet. Thyerja e ekipit ka ardhur si rezultat i gabimeve amatoreske apo edhe gjykimit, pasi në disa ndeshje kanë ndikuar jo pak. Këto janë pikët që na mungojnë dhe na kanë çuar nga fundi. Duke i lënë shkaqet dhe problemati­kat në të shkuarën, tani po mendojmë vetëm për të ardhmen. Merkatoja e janarit ka nisur me largime, sikundër edhe është bërë e ditur. Do të ketë edhe të tjera pas 3 serbëve ama. Normalisht që kur ka firo, do të ketë edhe afrime. Me stafin teknik jemi konsultuar dhe po vijojmë ta bëjmë edhe tani, për të kuptuar pikat ku duhet të përqendroh­emi. Na duhen elementë me kualitet, që të na shërbejnë praktikish­t për përforcimi­n e ekipit. Kemi kontakte me disa futbollist­ë, por ende nuk mund të themi emra konkretë. Dua me të vërtetë që të marrim lojtarë që të na shërbejnë për të kapur objektivat. Të gjitha ekipet do të rifreskohe­n nga merkatoja e janarit dhe jo vetëm ne, ndaj duhet kujdes i madh. Të gjithë e kanë të qartë se Besëlidhja nuk do të luftojë për mbijetesë, por do të synojmë vendet e para. Ndoshta edhe për pretendime madhore edhe nga zona e ‘play off’-it. Duke përfunduar, po e shfrytëzoj këtë mundësi për t’u uruar gëzuar Vitin e Ri 2022 të gjithëve, qoftë një vit i mbarë dhe i suksesshëm”, përfundoi numri një i klubit lezhjan, Gjok Noka.

 ?? ?? Gjok Noka, presidenti i Besëlidhje­s
Gjok Noka, presidenti i Besëlidhje­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania