Panorama Sport (Albania)

“Skaneri” i Abazajt: Dëmtimet dhe pezullimet na fundosën

POGRADECI/ Trajneri: Do ketë afrime, Hasanbelli nuk ikën

-

Ardjan Abazaj “skanon” Pogradecin. Ecuria në fazën e parë nuk ishte ndër më të mirat dhe trajneri nuk ndihet aspak krenar. E megjithatë, ai mendon se janë dy faktorë që i çuan në zonën e rënies. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri zbulon shumëçka rreth planeve të merkatos, por edhe zërat për një largim të mundshëm të portierit Klevis Hasanbelli e për të kaluar te rikthimi i Kevi Berberit dhe Marin Abazajt.

Profesor, në datën 3 janar riktheheni me seancën e parë stërvitore për vitin 2022, cilat janë synimet në këtë sezon të dytë?

Po, në datën 3 janar fillojmë stërvitjen. Kemi tri javë për të marrë atë ngarkesë, që na nevojitet për të filluar fazën e dytë.

Si e vlerësoni fazën e parë të kampionati­t?

Faza e parë nuk shkoi ashtu siç e kishim parashikua­r për arsye të dëmtimeve që patëm dhe për shkak të kartonëve të marrë. Duhet theksuar se kemi qenë një nga ekipet më të ndëshkuara me kartonë dhe kush?!... Ne Pogradeci, që opinioni sportiv na njeh për lojën “Fair Play”. Flitet që portieri Hasanbelli do të largohet në janar pasi i mbaron kontrata. Sa e vërtetë është kjo dhe a do të ketë largime të tjera?

Për sa i përket portierit Hasanbelli,

A ka nevojë skuadra për merkato dhe në cilat pozicione?

Për përforcime­t po diskutojmë dhe pas tri ose katër ditësh do të vendosim se në çfarë reparti do të ndërhyjmë.

Do të ketë një takim mes stafit teknik dhe presidenti­t Xhakolli për të folur rreth financave që mund t’ju duhen për merkaton e janarit?

Do marrim një takim me kryetarin këto ditë dhe të diskutojmë për ecurinë më të mirë të ekipit.

Qarkullojn­ë zëra për rikthimin e Berberit dhe djalit tuaj. E vërtetë?

Nuk kemi asnjë kontakt. Ata janë nën kontratë me klubin e Dinamos. REDI DANDALLAKU

 ?? ?? asgjë nuk është e vërtetë.
asgjë nuk është e vërtetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania