Panorama Sport (Albania)

Pa Mesin dhe Ronaldon, sa shumë vuajnë Barça dhe Juvja

Që nga largimi i tyre, të dyja ekipet gjenden në vështirësi

-

Më 5 gusht 2021 Barcelona jepte lajmin se kishte ndërprerë bisedimet me Leo Mesin për rinovimin e kontratës me argjentina­sin. Pesë ditë pas kësaj komunikate, pas 17 sezonesh, “Pleshti” linte Barcelonën për të nisur një aventurë të re në Paris. Pak a shumë e njëjta histori me Ronaldon te Juventusi. Pas tri sezonesh te bardhezinj­të, më 27 gusht 36-vjeçari i bashkohej Mançester Junajtidit në ciklin e fundit të karrierës së tij. Katër muaj nga largimet e tyre, jeta pa Mesin dhe Ronaldon nuk ka qenë më e njëjtë as për Barcelonën dhe as për Juventusin. Të dyja ekipet janë larg objektivav­e të tyre, veçanërish­t Barcelona, tërësisht jashtë garës për kampionat dhe jashtë Champions-it.

I FTOHTI I BARÇËS PA LEON

– Pas 17 sezonesh, Barcelona nisi sezonin aktual pa pikën e saj të referimit në fushë, me Kuman në pankinë dhe me lajmin e fundit të keq në ditën e fundit të merkatos, largimin e Antuan Gizmanit dhe afrimin e Luk de Jong! Më keq se kaq nuk mund të niste sezoni për Barcelonën, një skuadër në degradim e sipër, krejt e kundërt me filozofinë dhe objektivat e saj. Një skuadër pa ide, pa ritëm, pa gola dhe më keq akoma, pa karakter. Pavarësish­t ndërrimit të tre trajnerëve, Kuman, Serxhi Barhuan dhe Ksavi Hernandez, Barcelona është shumë larg pritshmëri­ve, një ekip i dështuar. Nuk ka një golashënue­s, nuk ka një njeri që të japë pasin e fundit. Lideri i mesfushës është Serxhi Buskets, por i vetëm nuk mund të punojë për katër. Për fat, në skenë është shfaqur një talent si Gavi, por 18 pikë larg Realit në Liga, jashtë Ligës së Kampioneve është shumë keq. Për Barçën bën shumë ftohtë pa Mesin.

JUVJA, JETIME PAS CR7ËS

– Juventusi është gjiganti tjetër i Europës që vuan largimin e yllit të vet. Ai shënoi 101 gola në 134 takime me fanellën e bardhezinj­ve dhe kjo është trashëgimi­a e tij. “Zonja e Vjetër” ka humbur pikën e vet të referimit, teksa situata në kampionat nuk është ndër më të mirat. Në sulm është Morata, por spanjolli nuk është kurrsesi Ronaldo. Kampionati duket një mirazh për bardhezinj­të në këtë sezon, me 12 pikë larg Interit. Gjasat janë të bëjë më shumë rrugë në Champions ku në 1/8 e finaleve i pret Vijareali.

NË RINDËRTIM

– Barcelona dhe Juventusi duket se ecin në rrugë paralele ose diçka e përafërt. Katalanasi­t janë të kënaqur me një brez të ri të dalë nga akademia, një brez që pritet të formojë bazën e ekipit të ardhshëm. Arritja e Ferran Torresit dhe ajo në pikëpyetje e Halandit tregojnë se në klub kanë nisur të lëvizin. Juventusi nga ana e tij po vuan mungesën e një sulmuesi që garanton gola. E ardhmja e klubit lidhet me atë të Dibalës dhe rinovimin e një mbrojtjeje që ka nevojë për energji të reja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania