Panorama Sport (Albania)

Mehmeti, një “shkrirje” mes Gegës dhe Dajës

-

Plani i Partizanit në këtë moment është që t'ia lërë frenat e skuadrës Dritan Mehmetit. Një njeri "i familjes së kuqe", pasi ka qenë dikur edhe asistent i Skënder Gegës në sezonin e titullit. Njerëzit që kanë punuar me Mehmetin e konsideroj­në një "shkrirje" mes Skënder Gegës dhe Ilir Dajës. Për të qenë korrekt: ai ka profilin e tij dhe u shkon deri në fund ideve të veta, por ka cilësi që ngjasojnë me dy trajnerët që kanë punuar së fundmi tek kryeqyteta­sit.

HARMONI NË GRUP

Dritan Mehmeti është tipi i trajnerit që përpiqet t'i marrë më të mirën grupit. Përpiqet të krijojë gjithnjë raporte korrekte dhe të sinqerta me lojtarët, por është shumë kërkues ndaj tyre. Një ndër gjërat që spikasin në punën e tij është që të mos eksperimen­tojë me rolet e futbollist­ëve, pra dëshiron që secili lojtar të luajë në pozicionin natyral. Nuk hyn te "gjeneralët" që veprojnë me dorë të hekurt, edhe pse i pëlqen që askush të mos e diskutojë autoriteti­n e tij në skuadër. Në këtë pikë duket se "ka marrë" shumë nga Skënder Gega.

INOVATOR

Ka drejtuar dikur Dinamon si trajner i parë, por ishte koha kur blutë "notonin" në Kategorinë e Parë me shumë probleme. Më pas edhe Korabin e duke vazhduar si asistent te Partizani. Por, 41-vjeçari Mehmeti është gjithnjë në përmirësim edhe të vetes së tij. Njerëzit që punojnë me të thonë se studion shumë, është pasionant dhe elastik në zgjedhjet që bën. Ai përpiqet që idetë e tij t'ua transmetoj­ë me këmbëngulj­e futbollist­ëve derisa ata t'i përvetësoj­në. Duket sikur këtu "anon" pak më shumë nga Daja, por jo aq i rreptë sa Iliri. Ndër skemat që ka provuar në të kaluarën janë 4-3-3 dhe 4-4-2. Nuk i pëlqen t'i presë kundërshta­rët, por as të kalojë në aventurë duke rrezikuar të dalë pa pikë në një ndeshje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania