Panorama Sport (Albania)

Dialo, Diop ose Shalai, Milani "nis gjuetinë"

-

Sot nis zyrtarisht gjuetia për një zëvendësue­s të Simon Kjaerit. Danezi, siç dihet, mbylli sezonin pas dëmtimit në gju dhe drejtuesit e Milanit po kërkojnë për një alternativ­ë niveli që duhet të ndihmojnë rrotacioni­n në prapavijë. Emri i parë në listë është ai i Sven Botmanit, por 30 milionët që kërkon Lila konsideroh­en të shumtë, ndaj Paolo Maldini po studion tregun për diçka më ekonomike. Në këto kushte, një profil interesant është Abdu Dialo i PSG-SË. Klubi parisien ka dhënë bekimin për bisedime pasi djaloshi zhgënjeu të justifikon­te 30 milionë eurot me të cilat u ble dy vite më parë. Problemi i tij është grumbullim­i me Senegalin gjatë janarit, çka do të privonte kuqezinjtë nga shërbimet e lojtarit për një muaj e me rrezikun e ndonjë dëmtimi. Ndërkohë, sipas së përditshme­s "Le Parisien", është Isa Diop dëshira e vërtetë e Milanit. 194 centimetra i gjatë, 25-vjeçari është një nga kolonat e Uest Hemit që nuk dëshiron ta shesë. Në këtë kontekst mund të përfshihet Kesi, një dëshirë e vjetër e "Çekanëve", por vështirë se mesfushori do të pranonte një ekip të cilin e ka refuzuar disa herë në të kaluarën.

HUNGAREZI - Midis Botman dhe Dialos ekziston një opsion tjetër për mbrojtjen. Sipas edicionit të djeshëm të "La Gazzetta dello Sport", ai është Atila Shalai, 23-vjeçari hungarez në pronësi të Fenerbahçe­s, i ndjekur edhe nga Napoli. Edhe ai, si Dialo i PSG-SË, mund të luajë si në qendër ashtu edhe në krah. Me pak fjalë, është një xhol mbrojtës që drejtuesit e "Djallit" po e vëzhgojnë me vëmendje dhe interes të veçantë. Në rast problemati­kash të theksuara, Milani do të tentojë në javën e fundit të merktos Françesko Açerbin. Pavarësish­t se tejkalon kufijtë e moshës në aspektin e investimev­e, 33-vjeçari mund të jetë një zgjidhje emergjence për të mbyllur të paktën sezonin aktual. Kujtojmë se mbrojtësi i Lacios po kalon një moment tensioni në kryeqyteti­n italian pasi Sarri nuk e sheh të dobishëm për skemat e tij, teksa tifozët nuk i falin deklaratat e fundit dhe mungesën e festës pranë sektorit ultras në disa fitore të bardhekalt­ërve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania