Panorama Sport (Albania)

"Dua t'i jap Milanit trofe me driblime"

-

Zhunior Mesias është ndër lojtarët që pritet akoma më shumë në fazën e dytë pasi shumicën e të parës e kaloi i dëmtuar. Tre gola për braziliani­n mes Champions-it dhe kampionati­t janë një ogur i mirë siç e ka pranuar në intervistë­n e dhënë për televizion­in e klubit. Si ishin ato 3-4 sekonda përpara firmës me Milanin? Shumë emocionues­e dhe të bukura. Ashtu si goli i parë si kuqezi. Pata kohë të mendoja, teksa shija pasimin e Kesit që vinte i butë e me topin gati për ta shtyrë në rrjetë. E të mendosh që nuk donit as të vinit në Europë... Ngaqë nuk kisha dokumente. Ndodhën disa gjëra të çuditshme që më bënë të vija në Torino ku mendoja vetëm që të punoja e të ndihmoja familjen. Nuk ma kishte marrë mendja kurrë që do të arrija kaq lart, aq më tepër si futbollist. Cili ka qenë ose është idhulli juaj? Ronaldo Fenomeni. E adhuroja në çdo gjë që bënte. Pasi ai e la futbollin edhe unë nisa ta shoh më pak. Kur ishte ende pjesë e kombëtares gjeja gjithmonë kohë për ta parë në aksion. E keni takuar ndonjëherë? Nuk e kam pasur akoma atë kënaqësi. Sigurisht që një ditë dua ta takoj dhe të flas me të. Keni luajtur në të gjitha kategoritë. Cili është mësimi më i vyer që keni nxjerrë? Që të kem qetësi. Ndoshta nuk më besoni, por kam pasur më shumë frikë të luaj në kategoritë e ulëta sesa në Serinë A. Kisha drithërima që nuk i kam ndjerë as në Champions ku kam hasur rivalë shumë herë më të fortë. Si ka mundësi? Thjesht jam më i qetë, më i sigurt te vetja e më i pjekur. Ku mendoni se mund të përmirësoh­eni akoma? Me punë arrihet çdo gjë. Këtë më ka mësuar jeta. Nëse stërvitem në maksimum çdo ditë, atëherë edhe përmirësim­et ndodhin natyrshëm. Sezonin e kaluar vetëm Rodrigo de Paul realizoi më shumë driblime të suksesshme sesa ju. Si është raporti juaj me këtë aftësi? Sigurisht që shumë gjëra mund të mësohen, por mendoj se ka të bëjë më tepër me dhunti. Është diçka e natyrshme që e kam pasur që në moshë të vogël. Çfarë ishte dhe çfarë është Milani për ju? Një klub të cilin e kam admiruar gjithmonë. Te Milani kanë kaluar shumë brazilianë të cilët i shihja dhe i admiroja. Tani jam vetë këtu e për më tepër jam i vetmi nga Amerika e Jugut. Të jesh pjesë e një klubi të tillë është privilegj për pak futbollist­ë. Si është të luash krah Ibrahimovi­çit? Një lojtar i madh tek i cili shoh shpëtim sa herë jam në vështirësi kur luajmë. Ia pasoj topin me qejf sepse e di që nuk e humbet kurrë. Cili është objektivi juaj i radhës? Sigurisht që të fitoj diçka me Milanin. Sigurisht që dëshiroj edhe kombëtaren, por ajo do të vijë kur ta meritoj e të kem fituar diçka me ekipin tim të klubit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania