Panorama Sport (Albania)

"Radio Myler", tani Gjermania është në frekuencën e duhur

-

Para një viti Tomas Myler nuk ishte pjesë e kombëtares gjermane, në nëntor ai u rikthye në fushë si kapiten i "Pancerave" dhe tani është lojtari kryesor i skuadrës së Hansi Flikut. Çfarë ka ndodhur në këto 12 muaj? Shumë, shumë gjëra. Edhe pse disa gjëra kanë mbetur siç kanë qenë, ai është Tomas Myler. Ishte ndeshja e fundit e 2021-shit për kombëtaren gjermane e cila kishte siguruar kualifikim­in për në Botëror që në tetor. Djemtë e Flik kishin bërë krenar një komb të tërë, i cili ende nuk ka marrë veten nga traumat e 2018-ës dhe atë të 2020-ës. Tomas Myler, 32-vjeç, mori skuadrën për dore dhe zbriti në fushë si kapiteni i saj. Ishte hera e shtatë për mesfushori­n gjerman që në krah mbante shiritin e kapitenit për kombëtaren. Një detyrë e vështirë, e përmbushur nga shumë legjenda të futbollit gjerman. "Tomas ka lindur për të këtë punë", shprehej Hansi Flik para ndeshjes duke shpjeguar para gazetarëve arsyen përse kishte vendosur t'i jepte Mylerit shiritin. Gjithçka shkoi në mënyrën më të mirë me Tomasin që nuk la në baltë trajnerin e tij ashtu si dhe tifozët të cilët nuk e kanë braktisur kurrë. Ishte marsi 2019, kur ishtrajner­i Joakim Lëv zbriti në Mynih për t'i komunikuar Mylerit, Humelsit dhe Boatengut se nuk do të ishin më pjesë e kombëtares. Një lajm që shokoi jo vetëm lojtarët, por të gjithë opinionin publik. Në fillim gjërat shkuan mirë për "Pancerat" që mbyllën fushatën e kualifikue­seve të Europianit në vendin e parë, para Holandës, por më pas erdhi humbja shokuese kundër Spanjës, 6-0. Të gjithë nisën kritikat për Lëv, Myler i mungonte skuadrës jo vetëm për cilësitë, por më shumë për shpirtin e tij luftarak. Me të në fushë, skuadra nuk do të pësonte 6 gola dhe do të ishte zgjuar shumë herët. Në fund turpi mbeti mbi skuadrën dhe Myler nuk mund të bënte asgjë veçse ta ndiqte nga televizori.

PRANIMI PËRMES ARRITJEVE

Por, jeta sportive për Mylerin vazhdoi dhe pas kësaj. "Ai e ka shfrytëzua­r të gjithë kohën që ishte jashtë kombëtares për t'u përmirësua­r akoma më shumë", shprehej ndihmës trajneri i Lëvit, Marko Sorg. "Ndoshta përjashtim­i i bëri mirë, kështu ai kishte mundësi të fokusohej vetëm te skuadra e Bajernit. Ndonjëherë pak distancë është pak mirë". Myler u përmirësua në heshtje dhe kur u rikthye me kombëtaren para kampionati­t Europian, Sorg tha se kishte mbetur i habitur. "Tomas ka punuar me vepra dhe jo me fjalë. Nuk është se ai u përmirësua teknikisht, por përqendrim­i i tij ishte i një niveli tjetër. Me qetësinë e tij dhe karizmin, ai bëri për vete të gjithë grupin", vazhdon Sorg. Në fund ishte sërish Myler protagonis­t, fati për të kthyer ndeshjen në gjysmëfina­len ndaj Anglisë ishte në këmbët e tij. Barazimi ishte vetëm çështje centimetra­sh...

Pas ndeshjes Myler mori përsipër përgjegjës­inë duke thënë se: "Do të kishim dashur një fund ndryshe të këtij Europiani, por tani mund të bëjmë shumë pak, e mira është të shohim përpara, sfida të reja do të na presin". Dhe, në fakt kishte të drejtë. Vetëm pak javë nga eliminimi në "Uembli", Flik mori drejtimin e kombëtares gjermane pas largimit të Jogi Lëvit. Ky i fundit u largua me kokën lart duke i dhuruar popullit gjerman kupën e Botës në 2014-ën. Tani rruga e Tomas Mylerit do të vazhdojë me Flikun, ish-trajnerin e tij te Bajerni, me të cilin fitoi gjithçka në vetëm 18 muaj. "Me Hansin kam marrëdhëni­e shumë të mirë, gjithmonë kemi respektuar njëri-tjetrin. Ai t'i thotë gjërat në sy dhe nëse nuk të pëlqen është problemi yt", shprehej 33-vjeçari për trajnerin e ri. "Tomas është për mua një lojtar shumë i rëndësishë­m, ashtu siç ka qenë në skuadrën e Bajernit. E di se çfarë mund të marr nga ai. Ai ka eksperienc­ë të madhe, e cila do të na ndihmojë të fitojmë shumë jo vetëm për sa i përket trofeve. Ai është aty kur duhet", shprehej Flik. Në 110 ndeshje me kombëtaren, Myler ka shënuar 42 gola dhe ka asistuar në 41. Kjo është një nga arsyet përse Flik e vlerëson aq shumë lojtarin. "Tomas ka një nuhatje të mirë. Intuita e tij do të na shërbejë shumë", shtoi Hansi.

EKSPERIENC­Ë DHE INTUITË

Myler është një prototip i futbollit spontan. Rrallë mund të gjesh lojtarë të tillë në qarkullim. "Tomas merr përgjegjës­itë dhe detyrat që i ngarkohen me seriozitet të madh, ndonjëherë i lejon vetes dhe ndonjë manovër spontane dhe të pa llogaritur që mund të ndryshojë lojën. Shumë herë gjendem duke i bërtitur asistentit tim: 'Çfarë dreqin bën Tomas aty?' Ai ia del të më surprizojë hera-herës". Një tjetër lojtar që ka luajtur dhe ka punuar me Mylerin është edhe ish-bomberi i kombëtares gjermane, Miroslav Klose. "Shumë herë komunikoja me Tomasin pa folur, ai e kuptonte se çfarë kisha në mendje vetëm duke më parë në fytyrë. Në fund i thoja që pse mendonte kështu, ai më thoshte se më njihte me sy mbyllur. Një karakteris­tikë prej kampioni". 2022shi do të jetë një provë jo vetëm për Mylerin, por edhe për Hansi Flikun. Gjermania e Katarit duhet të jetë ndryshe nga ajo e Botërorit apo Europianit të fundit, por për momentin skuadra është në duart e sigurta, është në duart e Tomas Mylerit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania