Panorama Sport (Albania)

Gallo: Dinamo ka lojtarë, por jo skuadër

Ish-mbrojtësi: Secili luan për veten dhe vetëm kaq, mungon fryma e sakrificës

-

Për një ekip që afron mbi 22 lojtarë në merkato, përveçse të gjejë variantet e duhura taktike, detyra më e vështirë është që të krijojë frymën e grupit. Është e vështirë, pasi gjithçka nis nga e para, pa asnjë piketë ku mund të mbështetes­h. Dinamo, një skuadër e formuar rishtazi, e ka vuajtur shumë këtë pjesë me aq sa kanë treguar 15 javë kampionati. Sipas Alpin Gallos, ish-mbrojtësit kampion me blutë, ky është edhe problemi kryesor në skuadrën aktuale, ku të gjithë individët interesohe­n të tregojnë vlerat e tyre, duke lënë në plan të dytë Dinamon…

PA FRYMË SKUADRE

“E kam ndjekur Dinamon me vëmendje në shumë ndeshje. Problemet e saj janë të dukshme dhe me siguri stafi teknik dhe presidenti i dinë shumë mirë. Për mua, kjo skuadër nuk ka grintë dhe frymën e skuadrës, ku të gjithë të jenë për një qëllim. Me sa kam parë, lojtarët e saj përpiqen vetëm të nxjerrin në pah vlerat e tyre individual­e, pa sakrifikua­r për skuadrën. Secili mundohet të bëjë detyrën e vet dhe ‘lan duart’ me kaq. Futbolli nuk është ky, nuk ka rezultate nëse lojtarët nuk shkrihen me skuadrën, duke sakrifikua­r për të mbuluar defektet e njëri-tjetrit në ndeshje të caktuara. Mund të kesh më pak lojtarë me kualitet, por arrin të krijosh një skuadër të mirë dhe ecën përpara. Dinamo ka lojtarë, por nuk ka skuadër”, thotë Gallo për “Panorama Sport”. PËRGJEGJËS­ITË Ish-mbrojtësi shprehet më tej se duhen nxjerrë përgjegjës­itë për të shmangur rrokullisj­en drejt fundit dhe për të bërë të mundur rikthimin në “shina”. “Dinamo po rrëshqet drejt fundit dhe kjo është e pafalshme. Ne dimë që kjo skuadër nuk ka asnjë problem të natyrës financiare apo ndonjë problem tjetër, kështu që në një situatë të tillë duhet të merren përgjegjës­itë. Dhe duhet vepruar në kohë, sa nuk është vonë. Mendoj që ata që janë brenda ekipit i dinë shumë më mirë se ne gjërat dhe do të marrin masat e duhura”, ka theksuar Alpin Gallo, duke mos hyrë në detaje teknike.

MERKATO

“Si çdo skuadër tjetër, patjetër që edhe Dinamo ka nevojë që të përforcohe­t, por dihet që në këtë periudhë është shumë e vështirë të gjesh lojtarë të mirë që janë pa kontratë. Në disa ndeshje është vënë në vështirësi nga mungesat dhe i duhen lojtarë. Megjithatë, unë i qëndroj asaj që thashë që në fillim: nëse Dinamo nuk bëhet skuadër në radhë të parë, do ta ketë të vështirë me çfarëdollo­j lojtarësh që të vijnë. Pa grintë dhe sakrificë, që një lojtar i ka kur luan për fanellën që mban veshur dhe jo për veten, nuk mund të bësh asgjë në futboll. Ka kaluar goxha kohë nga ky sezon, janë 15 ndeshje, pa llogaritur Kupën, kështu që nuk ka justifikim­e”, përfundon ish-mbrojtësi dinamovit. FATJON RUPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania