Panorama Sport (Albania)

Teuta prezanton Rubin Hebajn, sytë mbeten nga merkatoja

Moqi e Xheka, të larguarit e radhës nga kampionët

- ZAMIR QYPI

Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj është goditja e parë e Teutës në merkaton e dimrit. 23vjeçari gjen ekipin e ri vetëm pak ditë pas largimit nga Shkëndija e Tetovës, duke u kthyer sërish në Durrës ku edhe ka firmosur kontratën me kampionët në fuqi. Hebaj ka luajtur edhe më parë në Durrës dhe e njeh shumë mirë ambientin, pasi nga këtu u transferua në Maqedoninë e Veriut. Por, te Shkëndija sulmuesi nuk gjeti shumë hapësira aktivizimi dhe kjo bëri që të ndërpritej kontrata me mirëkuptim. Te Teuta Hebaj do të gjejë sërish trajnerin Edi Martini, i cili ia njeh mirë vlerat e tij dhe beson tek aftësitë dhe pa dyshim që shpreson shumë që me këtë lojtar të gjejë golat e munguar në pjesën e parë të sezonit. Klubi e ka prezantuar dje shkodranin për mes këtij postimi në fazën zyrtare: “Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshj­en me futbollist­in Rubin Hebaj. Drejtuesit e klubit dhe sulmuesi kanë gjetur akordin për bashkëpuni­m. Lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit ‘Niko Dovana’ në praninë e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve. Hebaj rikthehet në Durrës pas eksperienc­ës në Maqedoni tek ekipi i Shkëndijës se Tetovës. Sulmuesi është bashkuar me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i parë i

Teutës në këtë afat kalimtar. Teuta i uron mirëseardh­je Rubin Hebajt, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë gola me fanellën e skuadrës tonë”.

STAFI - Merkatoja është e hapur jo vetëm për futbollist­ët. Kampionët e Teutës dje kanë plotësuar edhe stafin. Trajneri Martini kërkonte në ekip një përgatitës atletik, teksa i përzgjedhu­ri është Mark Dodaj. Ish-lojtari i Vllaznisë ka qenë pjesë e Vushtrisë në pjesën e parë të sezonit, ndërsa tashmë e ardhmja do të jetë te Teuta. Kujtojmë se me afrimin në stol të Arapit, Teuta zgjodhi Korado Sakonen si përgatitës atletik, ndërsa kthimi i Martinit ka ndryshuar gjërat. Trajneri i Teutës tashmë do të ketë në staf 27vjeçarin shkodran Dodaj, i cili është pjesë e ekipit kombëtar të femrave të Shqipërisë.

LARGIMET - Igli Moqi dhe Laruenc Xheka nuk do të jenë më lojtarë të Teutës. Burime të besueshme bënë të ditur për “Panorama Sport” se mesfushori dhe mbrojtësi kanë shkëputur marrëdhëni­et me klubin. Mësohet se ndërprerja e bashkëpuni­mit ka ardhur nga mungesa e hapësirave, pasi janë aktivizuar vetëm në ndeshjet e Kupës përgjatë këtij sezoni.

PËRGATITJE­T - Teuta u ka dhënë fund pushimeve të marra me rastin e festave të fundvitit dhe ka zbritur në fushën e blertë. “Djemtë e detit” kanë nisur seancat stërvitore pa të larguarit në këtë periudhë, si Celeski, Gorgiev, Moqi dhe Xheka. Në këtë minifazë durrsakët pritet të marrin ngarkesën e duhur stërvitore për ta nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë të kampionati­t. Ndërkohë, sytë e trajnerit Martini dhe stafit

teknik janë nga merkatoja aty ku presin përforcime sidomos në repartin e sulmit. Pas 15 javëve të para të kampionati­t, Teuta pozicionoh­et në vendin e 6-të me 18 pikë. Për të parë ecurinë e skuadrës gjatë përgatitje­ve në ditët e para të janarit, pritet që të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore me rivalë të Superiores. Ky do të jetë test jo vetëm për të parë formën në të cilën ndodhet skuadra, por edhe për lojtarët e rinj që mund të afrohen në merkato dhe që duhet të bindin fillimisht trajnerin Edi Martini. Klubi po punon që të bëjë disa afrime cilësore për të zëvendësua­r më së miri titullarë si Gorgiev apo Selmani. Sipas programit të hartuar nga stafi teknik, si zakonisht në ditët e para skuadra do të zhvillojë testimet e nevojshme dhe faza e parë mendohet të realizohet me ritme dhe ngarkesë të lartë.

 ?? ?? Rubin Hebaj, 23 vjeç, gjatë seancës së parë stërvitore me Teutën
Rubin Hebaj, 23 vjeç, gjatë seancës së parë stërvitore me Teutën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania