Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja Besëlidhja s’u s’u ndahet ndahet serbëve serbëve

Kthehen Bushi e Çepele, Bruka “shkund” grupin: Formacioni­n e keni ju në dorë

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja nuk u ndahet serbëve. Në fund të dhjetorit ikën tre, por dy të tjerë kanë ardhur. Bëhet fjalë për mbrojtësin Milutin Cimesha dhe mesfushori­n Zharko Iliç, të cilët janë vënë zyrtarisht nën urdhrat e stafit teknik. Ata do të vëzhgohen për disa ditë dhe më pas do të firmosin kontratë. E megjithatë, një tjetër bashkëkomb­ës i tyre pritet. Pas datës 7 janar do të vijë edhe një mbrojtës. Nuk janë lëvizjet e vetme në këtë merkato janari. Pas një mungese të gjatë për arsye familjare, është rikthyer në bazë mesfushori Ded Bushi. Nuk është i vetmi, pasi pjesë e organikës është bërë edhe Gabriel Çepele. Sulmuesi 21vjeçar është stërvitur me skuadrën gjatë gjithë fazës së parë, por tani do të federohet. Besëlidhja u grumbullua dje për të nisur minifazën. Para se të niste puna, folën trajneri Alban Bruka dhe presidenti Gjok Noka. I pari, veç urimeve të rastit, bëri edhe “presion”

për formacioni­n: “U mbyll si u mbyll faza e parë, tek e dyta toleranca është ‘zero’. Nuk dua që të mbetemi me makthet e mbijetesës, por të jemi kërcënues për ekipet e kreut. Formacioni­n bazë nuk e bëj unë, por ju. Ai që e meriton, do të jetë titullar. Ky titull nuk është definitiv, pasi çdo ndeshje do të konsideroh­et si një provë për gjithsecil­in”. Edhe kreu i klubit ishte i qartë në kërkesat e tij dhe fokusi është vetëm te ngjitja në renditje. “Faza e parë të harrohet. Ajo ishte nga më të dobëtat nën presidencë­n

time, ndaj tani e tutje nuk ka tolerime. Dua që shumë shpejt të dalim nga zona e ftohtë. Diferenca me vendin e katërt nuk është vrastare. Me punë në stërvitje e grintë në ndeshjet zyrtare, gjithçka mund të arrihet”, përfundoi Noka.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania