Panorama Sport (Albania)

Napolit i infektohet edhe Spaleti, panik përpara Juventus-napoli

Shtohen rastet, sot pritet vendimi final për supersfidë­n

-

Sa herë që në program është Juventus-napoli, të paktën në këto dy vite të fundit, duket se diçka duhet të bëhet shkak që ajo të jetë në rrezik zhvillimi. Të gjithë e kujtojnë sezonin e kaluar, kur takimi i javës së katërt (në program në muajin tetor) u shty për në pranverën e 2021-shit, por me sa duket edhe dueli i javës së parë të fazës së dytë të Serisë A rrezikon vërtet që të mos luhet. Nëse grumbullim­et e të dyja skuadrave nisën me një numër jo të vogël infektimes­h të konfirmuar­a (Kielini, Pinsoljo e Artur te Juvja dhe Osimhen, Lozano, Elmas e Malkuit te Napoli), dje në radhët e të kaltërve kanë dalë edhe dy raste. I pari është mbrojtësi i majtë, Mario Rui, ndërsa në mbrëmje ka rezultuar pozitiv edhe trajneri Luçiano Spaleti. “Në fund të xhiros së tamponëve të pasdites së djeshme, ka rezultuar pozitiv Luçiano Spaleti. Ndonëse trajneri është asimptomat­ik, ai është futur në izolim sipas protokolli­t”, lajmërimi zyrtar i klubit të Napolit. ASL-JA NË AKSION – Duke parë shtimet e tepërta të rasteve në të gjitha klubet, jo vetëm në radhët e të kaltërve, ASL-JA (Shoqata Sanitare Lokale) e krahinës së Kampanjës, po analizon dhe do të vlerësojë me kujdes situatën në klubin napolitan dhe ndoshta vetëm sot, pas një xhiroje të radhës tamponësh, do të marrë një vendim zyrtar, nëse do të lejojë nisjen me avion të ekipit drejt Torinos apo jo, për ndeshjen e mbrëmjes së nesërme, në orën 20:45.

LIGA KUNDËRSULM­ON – Gjithsesi, ajo që po mendon t’i bëjë presion ASL-SË së Napolit, ndoshta edhe si rrjedhojë e ngjarjes aspak të bukur të sezonit të kaluar, është Liga Italiane e Futbollit. Sipas institucio­nit

në fjalë, ka pak raste të raportuara te Napoli, aq sa të ketë shanse që ndeshja të mos zhvillohet dhe kalendari të pësojë deformime të tjera, duke parë edhe se data për të rikuperuar takime nuk duket se ka më. Prandaj, nëse numri i infektimev­e në një klub italian nuk është mbi 15, raporton Liga, çdo skuadër duhet t’i përmbahet rregullore­s dhe Napoli duhet të paraqitet rregullish­t që të luajë me Juventusin. Përndryshe, rrezikohet humbja në tavolinë dhe më pas seancat gjyqësore siç ndodhën edhe në sezonin e kaluar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania