Panorama Sport (Albania)

Haland, pakt Laporta-raiola

Presidenti i Barcelonës: I kam paratë për sulmuesin, do të kthehemi të mëdhenj

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Në Spanjë postmesi dhe postronald­o po përgatiten për një tjetër dekadë duelesh të mëdha. Këtë herë në skenë pritet ta “vjedhin” Erling Halandin dhe Kilië Mbapenë. Norvegjezi pritet të firmosë për Barcelonën, ndërkohë francezi do të veshë fanellën e bardhë të Realit. Teksa merkatoja ka vetëm pak ditë që ka nisur, zhvillimet e fundit kanë kaluar në një plan të dytë edhe vetë në futbollin e luajtur në gadishulli­n Iberik. Në Spanjë janë të sigurt se Erling Haland do të jetë blerja “galaktike” e Barcelonës në përgjigje të Realit. Mesazhet publike të presidenti­t të Barçës, Joan Laporta, i cili në ditën e prezantimi­t të Ferran Torresit deklaronte se është gati të firmosë me Halandin, kanë marrë një dimension të ri. Ka qenë televizion­i spanjoll “Deportes Quatro”, i cili ka bërë me dije se menaxheri i yllit të Dortmundit, Mino Raiola, si dhe vetë sulmuesi norvegjez kanë rënë dakord mes tyre që ai të shkojë në Barcelonë në verë. Për televizion­in spanjoll ka mbetur vetëm një “por” për t’u zgjidhur dhe që ka të bëjë me gatishmëri­në financiare të klubit katalanas për të përmbushur këtë operacion shumëmilio­nësh. Kujtojmë se vlera e Erling Halandit llogaritet në afro 75 milionë euro. Por nuk është vetëm kaq, pasi këtu duhen shtuar dhe komisionet që Barcelona duhet t’i paguajë Raiolës, si dhe paga e sulmuesit norvegjez.

MARRËVESHJ­A Megjithatë, lajmi më i rëndësishë­m për tifozët e Barcelonës, sipas “Deportes Quatro”, është se Raiola dhe presidenti i katalanasv­e Laporta kanë arritur një marrëveshj­e mes tyre për transferim­in e Halandit në verë në “Camp Nou”. Gjithnjë sipas televizion­it spanjoll në fjalë, Haland kërkon të jetë ai udhëheqësi i projektit të ri të Barcelonës dhe ka zgjedhur të mos jetë rival me Mbapenë në të njëjtën skuadër, por të jetë rival me francezin në fushë. Nëse lëvizje të tilla do të konkretizo­heshin, Laporta dhe Perez do t’i garantonin tifozëve spanjollë një tjetër “Klasike” si në kohët e vjetra për gati një dekadë tjetër. Televizion­i “Quatro” ka shkuar edhe më tej, duke bërë me dije se

Haland do të firmosë fillimisht një kontratë 3-vjeçare me opsionin për të rinovuar dhe me dy vite të tjera dhe pritet të përfitojë rreth 30 milionë euro në sezon. PRESIDENTI

E ndërsa tifozët e Barcelonës kanë nisur të ëndërrojnë,

presidenti i klubit e ka çuar dhe një shkallë më lart iluzionin e tyre. Sipas gazetës “Marca”, presidenti i katalanasv­e beson se i ka të garantuara milionat e shumtë që i nevojiten për të firmosur me Halandin, duke llogaritur të gjitha kostot e

transferim­it, pagesën për Dortmundin, Raiolën dhe vetë sulmuesin. Edhe pse ka zgjedhur të tregohet i kujdesshëm në publik, sipas “Marca”-s, në një takim me kupolën drejtuese të klubit, ai ka qenë i qartë: “Në verë do të firmos me Halandin”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania