Panorama Sport (Albania)

Ksavi: Po kthehemi, Dembelenë dua ta kem në ekip

-

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka folur në konferencë­n për shtyp para ndeshjes kundër Linares në 1/16 e Kupës së Mbretit. Suksesi i arritur në Majorka në La Liga i ka dhënë krah katalanasv­e, të cilët e kanë nisur vitin mbarë dhe tekniku i tyre e sheh të ardhmen të qartë. Ai ka vlerësuar me nota maksimale veteranin Dani Alvesh, teksa duke u ndalur te merkatoja ka thënë se shpreson që klubi të bindë Dembelenë të qëndrojë.

– “Unë kam folur me Dembelenë dhe kam qenë i qartë me të. Unë shpresoj që ai të bëjë një lëshim, të bëjë një sforco dhe të qëndrojë në ekip. Projekti sportiv i Barcelonës është më i miri për të. Tani topi është në fushën e tij, i takon Dembelesë të vendosë se çfarë do të bëjë”.

– “Objektivi i klubit është të kthehemi sërish në maja. Po punojmë çdo ditë nga pak për t’u kthyer ata që ishim. Tifozët gjithashtu na kanë dhënë kurajë dhe mendoj se me afrimet që kemi bërë dhe që po planifikoj­më situata do të jetë më e mirë. Afrimi i Ferran Torresit ishte një sinjal pozitiv, nuk do t’i nënshtrohe­mi dëshpërimi­t. Në rast se do të humbasim një ndeshje apo dy, do të bëjmë gjithçka për t’u ngritur më të fortë. Ne duhet të ndjekim presidenti­n, është ai që udhëheq rrugëtimin tonë”.

– “Nuk ka asnjë çështje Ter Shtegen. Ai është i kënaqur këtu, është një nga më të mirët në botë”.

DEMBELE LAPORTA TER SHTEGEN DANI ALVESH

– “E shoh në gjendje mjaft të mirë. Është thjesht spektakola­r dhe me një ritëm të pabesueshë­m. Ai është një profesioni­st i shkëlqyer. Na nevojitet një lojtar si ai, pasimet e tij, thellësia e tij, talenti dhe shpirti i tij”.

– “Të gjitha ndeshjet me një takim janë delikate, por nuk kemi asnjë rrugë tjetër veç fitores. Kupa është një nga objektivat e Barçës”.

KUPA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania