Panorama Sport (Albania)

Testet ANTI-COVID vonuan udhëtimin drejt Ulqinit

- A.URUÇI

Vllaznia ka lënë dje Shkodrën dhe deri në fundjavë do të jetë e akomoduar në Ulqin. Dje ekipi para nisjes për në Ulqin ka bërë siç e kërkojnë edhe rregullat testet ANTICOVID. Testet janë kryer gjatë mëngjesit të djeshëm, ku fatmirësis­ht i gjithë kontigjent­i i lojtarëve dhe stafit teknik ka dalë i pastër. Për këtë specialist­ët përkatës të shëndetësi­së kanë mbërritur në stadiumin “Loro Boriçi” ku në mjediset e dhomës së mjekut Zyhdi Çoba, futbollist­ët, trajnerët dhe të gjithë grupit që ishte në listë për të udhëtuar drejt Ulqinit për zhvillimin e fazës përgatitor­e u janë marrë mostrat testuese. Pritja e përgjigjev­e ka bërë që plani i hartuar nga drejtuesit e klubit të pësojë një farë zhvendosje­je, pasi siç mësohet akomodimi në hotel dhe dreka ishin planifikua­r të ishin në orën 12.00. Vonesa prej dy orësh në mbërritjen e përgjigjev­e të testeve COVID-19 ka shtuar akoma më shumë shqetësimi­n për një gjë të tillë, por edhe frikën se mos ndonjë prej lojtarëve apo stafit mund të rezultojnë pozitiv. Megjithatë, pas afro 2 orësh pritjeje kanë mbërritur edhe përgjigjet e testeve dhe i gjithë ekipi dhe stafi kanë rezultuar negativë. Kësisoj, tekniku Brdariç ka marrë me vete në këto 4-5 ditë të gjithë lojtarët që ka në dispozicio­n. Ekipi ka lënë Shkodrën në orën 11.30 ku autobusi me kontigjent­in e plotë brenda është nisur drejt Ulqinit, aty ku në orët e pasdites është kryer edhe seanca e parë stërvitore. Të shtunën pasdite ose gjatë paradites së të dielës Vllaznia të kthehet në Shkodër, ku sipas programit ekipi do të zhvillojë ndeshjen miqësore me Prishtinën në stadiumin “Loro Boriçi”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania