Panorama Sport (Albania)

Të dashuruar pas Lezhës, serbët: Nuk u menduam gjatë

Flasin Iliç e Cimesha: Jemi përshtatur direkt

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja e ka nisur me kohë merkaton. Pa u mbyllur viti 2021, në Lezhë zbarkuan afrimet e para. Bëhet fjalë për serbët Zharko Iliç dhe Milutin Cimesha, të cilët vijnë si përforcime për mesfushën dhe mbrojtjen. Asnjëri nuk ka firmosur dhe janë ende në provë, por sinjalet e para janë pozitive. E megjithatë, nuk duket se do të jenë të vetmit. Pas datës 7 pritet edhe një tjetër bashkëkomb­ës i tyre (emri i të cilit mbahet ende “mister”). Lezhjanët nuk duan që të diskutojnë mbijetesën, ndaj edhe presidenti Gjok Noka nuk po kursehet. Ai kërkon tjetër paraqitje për fazën e dytë, ndaj edhe po pasuron organikën në të gjitha repartet që kanë shfaqur dobësi. Sllavët e kanë gjetur direkt veten në qytet dhe këtë e pohojnë për “Panorama Sport”.

ILIÇ - Zharko Iliç është gati që të veshë fanellën e Besëlidhje­s. Është përshtatur me ambientin e njerëzit gjatë kësaj jave dhe shpreson që gjithçka të mbyllet me kontratë. “Prej rreth një jave jemi këtu në Lezhë dhe po e kalojmë shumë bukur. Patëm fatin që të kalonim festën e ndërrimit të viteve në këtë qytet të mrekullues­hëm. Gjithçka na pëlqen këtu, duke nisur nga njerëzit e çdo gjë. Jam i lumtur që kolegët e ekipit na pranuan në shoqërinë e tyre shumë shpejt. Kjo do të na ndihmojë shumë që të përshtatem­i edhe në ecurinë tonë. Dua që t’i përshëndes të gjithë, por në veçanti presidenti­n Gjok Noka për mbështetje­n e pakursyer dhe kapitenin Patrik Fetaj që po na mbështet shumë. Ne jemi të vendosur që të bëhemi pjesë e Besëlidhje­s. Mezi po presim mbylljen e modalitete­ve për të hedhur firmën në kontratë. Shpresoj shumë se forma ime do ta bindë stafin teknik, që t’i bashkohem zyrtarisht këtij ekipi me emër si Besëlidhja”, u shpreh mesfushori 26-vjeçar.

CIMESHA - Milutin Cimesha nuk e ka menduar gjatë që të marrë rrugën drejt Shqipërisë. Kur dihet që në Lezhë kanë luajtur një mori serbësh, kaq i ka mjaftuar që të thotë “po”. E megjithatë, fjala e fundit tashmë i takon Alban Brukës dhe këtë mbrojtësi e di fare mirë. “Sapo mora njoftimin nga menaxheri im se do të vija në Shqipëri, nuk pata kundërshti­me. Thashë direkt ‘po’. Kisha dëgjuar fjalë të mira nga futbollist­ë serb që kishin luajtur këtu dhe kaq më mjaftoi. Kisha pak njohuri edhe për Lezhën e Besëlidhje­n. Jam i lumtur që këtu gjeta ngrohtësi nga presidenti. Kolegët na pranuan menjëherë në shoqërinë e tyre dhe kjo për mua është shumë e rëndësishm­e, pasi jam në fillimet e mia si futbollist profesioni­st. Tani jam i gatshëm që të firmos kontratën, sapo të mbyllen modalitete­t. Kam besim se do ta bind stafin teknik për të qenë një titullar i Besëlidhje­s”, përfundoi mbrojtësi i datëlindje­s 2000.

 ?? ?? Milutin Cimesha dhe Zharko Iliç, serbët e Besëlidhje­s
Milutin Cimesha dhe Zharko Iliç, serbët e Besëlidhje­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania