Panorama Sport (Albania)

Tuhel gjen një tjetër talent: Kërkova të quhesha Ronaldo

-

Harvi Vejl është në mendimet e Tomas Tuhelit në ndeshjet e Çelsit në Kupën e Ligës. Fantazisti 18-vjeçar i akademisë së bluve bëri paraqitjen e tij të dytë me skuadrën e parë në fitoren 2-0 ndaj Totenhemit në gjysmëfina­len e Kupës këtë të mërkurë, vetëm pak javë pasi debutoi në çerekfinal­en kundër Brentfordi­t. Por, nëse do të ishte për të, në vend të mbiemrit Vejl në fanellë, ai do të kishte preferuar Ronaldo. Kur ishte ende fëmijë, talenti iu lut nënës së tij për të ndryshuar emrin dhe vendosur atë të legjendës së Mançester Junajtidit. Talenti i U-18 dhe U-23 në Londër, si shumë bashkëmosh­atarë të tij është rritur duke parë yllin portugez. Ai ishte aq i fiksuar me CR7 sa i kërkoi një ditë nënës së tij nëse ishte e mundur që të ndryshonte emrin. “Në futboll, idhulli im ishte pa dyshim Kristiano Ronaldo”, tregon Vejl për sajtin e klubit të Çelsit. “Kur isha më i vogël iu luta nënës për të më lejuar që të ndërroja emrin në Ronaldo, por duke kthyer kokën pas jam i lumtur që ajo nuk më lejoi”. Në staturë, Vejl ka të njëjtën gjatësi dhe fizik të heroit të tij. Ai iu bashkua akademisë së Çelsit nga Fuhlami (kur ishte 13 vjeç), atje ku një herë provoi të luante një ndeshje edhe si portier. Këtë sezon, ai është një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës U-23 dhe Tuhel e ka pasur gjithnjë në vëmendje dhe e ka ftuar shpesh në stërvitje me skuadrën e parë. Teknika e tij perfekte ka marrë vlerësimin e trajnerit Tom Xhojs, i cili punoi me të gjatë vitit të shkuar: “Ai është një xhongler i lindur që e bën futbollin të duket shumë i thjeshtë. Është i përkushtua­r dhe punëtor i madh. Kur i mësoj diçka, ai nuk ndalet derisa ta përvetësoj­ë siç duhet. Ka një cilësi të shkëlqyer pasimi dhe goditjeje të pabesueshm­e. Ka për t’u bërë një lojtar i madh”. Vejl ka edhe 18 muaj kontratë, por Çelsi shpreson që të rinovojë. Një nga arsyet që firma nuk ka ardhur ende është fakti i krizës që ka shkaktuar COVID-I në botën e futbollit. Bisedimet për një kontratë të re kanë nisur prej disa kohësh, por asnjë nga palët nuk e ka parë të arsyeshme që të nxitojë për firmën. Megjithatë, kampionët e Europës janë të shqetësuar për largimet e talenteve shumë premtuese nga “Stamford Bridge”, si Mark Guehi dhe Tino Livramento. Por, ata sigurisht nuk duan ta humbasin Vejlin, një tjetër perlë e dalë nga akademia e tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania