Panorama Sport (Albania)

Bezhani: Arkivole kontraband­ë, SPAK të hetojë Elez Gjozën

-

Me anë të një letre për gazetën “Panorama Sport”, ish-presidenti i KOKSH-IT, Viron Bezhani, ndërmori një sulm frontal ndaj kreut të shtangës, Elez Gjozës. Bezhani ftoi SPAK-UN të niste hetim ndaj Gjozës, teksa ndër të tjera në letrën e tij shkruante: “Të dëgjosh Elez Gjozën kur deklaron se KOKSH-IT tani i ka ardhur dinjiteti me zgjedhjet e reja, të vjen një përzierje në stomak, të vjen keq kur duket qartë se çfarë elementesh janë ricikluar e futur në drejtim në sport, si dhe nga kush mbrohet dhe propagando­het KOKSH-I. Shumë njerëz e dinë se çfarë ka bërë dhe me çfarë është marrë në Zvicër Elez Gjoza! Dihet, gjithashtu, historia e Kontrollit të Lartë të Shtetit kur Elezi punonte në tatime dhe abuzonte duke çdoganuar maune me arkivole si të përdorur. Dihet kur ishte kryetar i njësisë Bashkiake nr.2 dhe ndiqej nga organet e drejtësisë se i kishte bërë pasaportiz­imin 200 qytetarëve në një hyrje dhomë e kuzhinë si garsoniere. Dihet skandali i përbashkët që ka bërë me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, ku merr nga kryetari i bashkisë dhuratë shumën prej 100 milionë lekësh (të vjetër) për të paguar gjobën që kishte marrë Federata Shqiptare e Peshëngrit­jes nga rastet e përsëritur­a të përdorimit të dopingut! Për këto afera në shuma të mëdha, do të doja edhe një herë të ftoj SPAK-UN që të merret: 1- Me korrupsion­in në sport, të hetojë lëvizjet financiare në Bashki, Federatë dhe në KOKSH, dhe konkretish­t me këta elementë që kanë gjithë jetën që abuzojnë dhe gjejnë edhe kurajën të flasin për dinjitet. 2- Si dhe të bëjë veting e të verifikojë a është i dënuar në Zvicër Elez Gjoza apo jo?! E, gjithashtu do të ishte shumë interesant­e të shpallet publikisht, nëse po, për çfarë është dënuar!?”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania