Panorama Sport (Albania)

Autogol i Bolonjës, në fushë “zbret” lista e lojtarëve

-

Ndeshja që nuk u luajt midis Bolonjës dhe Interit vazhdon të sjellë të papritura. Sikur të mos mjaftonte konfuzioni dhe polemikat që shkaktoi anulimi i saj nga ASL (Agjencia Sanitare Lokale) e Bolonjës dhe probabilit­eti i lartë që Interi ta fitojë ndeshjen 0-3 në tavolinë, ka qenë vetë klubi kuqeblu që ia ka shtuar hallet vetes. Bolonja nuk zbriti në fushë, por aty “zbriti” lista e lojtarëve të saj, më saktë dokumenti zyrtar i ndeshjes që përfundoi në dorën e arbitrit Airoldi.

ÇFARË NDODHI? – Lista e lojtarëve zakonisht përpilohet “online” dhe ngarkohet në faqen zyrtare të ligës, një mbrëmje para ndeshjes, por pas anulimit kjo listë nuk u hoq nga drejtuesit e Bolonjës derisa u zyrtarizua dhe përfundoi në duart e arbitrit. Airoldi i kërkoi llogari Marko di Vaios, kreut të koordinimi­t të kuqebluve, të cilët u mbrojtën duke e konsiderua­r vetëm si një draft dokumentin e paraqitur. Ajo që ngelet për t’u parë është vendimi që do të marrë Gjykata Sportive. Sipas rregullore­s: “Në qoftë se dokumenti i ndeshjes (konkretish­t kjo listë), mbërrin në dorën e zyrtarëve të ndeshjes (pra arbitrit) dhe skuadra përkatëse nuk zbret në fushë, i jepet fitorja në tavolinë 0-3 ekipit tjetër”. Sipas kësaj linje, fitorja u takon zikaltërve, që gjetën një dokument zyrtar të përpiluar nga një klub që i kishte kërkuar ligës shtyrjen e ndeshjes ditën e fundit. Nga ana e Bolonjës ama, theksohet se futja e “draftit” është një demonstrim i faktit se klubi do të kishte dashur të luante, por më pas nuk mundi për shkak të anulimit që ka bërë ASL. Episod ky që i shton paqartësin­ë situatës dhe klubeve që presin vendimin e Gjykatës Sportive.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania