Panorama Sport (Albania)

Pronari i ri serb te Sauthempto­ni, Hazenhytel: Mund të blejmë Brojën

“Nuk do të bëjmë afrime të shtrenjta, por inteligjen­te”

-

Trajneri i Sauthempto­nit, Ralf Hazenhytel, ka paralajmër­uar tifozët që të mos presin blerje të mëdha pas ardhjes së pronarit të ri, por skuadra do të bëjë blerje inteligjen­te. Pronari kinez i “Shenjtorëv­e”, Jishen Gao, shiti 80% të aksioneve te kompania “Sport Republic” për 150 milionë paund në fillim të kësaj jave, një firmë investimi që ka pronar miliarderi­n serb të mediave, Dragan Sholak. Ai është njeriu më i pasur në Serbi, me rreth 1.22 miliardë euro. Tekniku austriak është i emocionuar nga ndryshimi i pronësisë te biznesmeni serb i telekomuni­kacionit, por u thotë tifozëve që të mos presin një fushatë agresive transferim­esh, por një strategji blerjesh afatgjate, duke investuar në talente. Një ndër ta mund të jetë Armando Broja, i cili luan këtë sezon i huazuar nga Çelsi dhe është shënuesi më i mirë i “Shenjtorëv­e” me 6 gola. “Unë e kuptoj që tifozët flasin gjithnjë për shifrat që duan të investohen, sepse kjo është e vetmja gjë që ata duan të shohin kur vjen një pronar i ri, por unë e shoh pak ndryshe. Nuk do të hyjmë në merkato dhe blejmë gjithçka që mund të blejmë, sepse nuk ka kuptim. Duam të zgjedhim lojtarë si Livramento apo Broja, të cilët janë këtu dhe pronari i ri na jep shansin për t’i marrë këta lojtarë më shpejt. Në të shkuarën na duhej të shisnim përpara se të blinim. Kjo do të ndryshojë. Tani kemi një skuadër të re plot potencial, e cila po përmirësoh­et çdo javë dhe mendoj se Livramento dhe Broja në veçanti janë sinjal se lojtarët e rinj që nuk mund t’ia dalin te Çelsi apo Siti, do të jenë të mirëpritur në një platformë shumë të mirë si kjo e jona për të treguar veten”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania