Panorama Sport (Albania)

Duka: Propozimi ynë u mirëprit, këtë herë ndryshuam taktikë

Kreu i federatës, optimist për ndryshimin e ligjit të sponsorizi­mit

-

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për mediat pas takimit që pati me klubet dhe ministren e Arsimit dhe të Sportit, Evis Kushi, për Ligjin e Sponsorizi­mit në sport. Duka theksoi se ministrja Kushi e priti shumë mirë propozimin e FSHF-SË. TAKIMI

“Patëm një takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit, kërkuar nga ne për të riaktivizu­ar atë iniciativë të lënë rreth 2 vite më parë për ligjin e sponsorizi­meve. Takimi ishte shumë i mirë, ishte vetëm takimi i parë për ta riaktivizu­ar. Ministrja e priti shumë mirë propozimin tonë. Do ta ndjekim bashkërish­t procesin për të pasur mbase një ligj sponsorizi­mi në vitin 2022”, tha kreu i FSHF-SË si fillim. “Ne kemi ardhur me të njëjtin propozim, por nuk insistojmë në mekanizma apo në detaje.

E rëndësishm­e është që të ketë një ligj për sponsorizi­min, që të sigurojë mbijetesën e sportit në përgjithës­i në Shqipëri, jo vetëm futbollit, por edhe sporteve të tjera sepse në këto kushte ne e shohim që është e vështirë që të kemi progresin e domosdoshë­m që kërkojnë fëmijët. Ja shtruam edhe diskutimin ministres, kjo nuk është thjesht që sporti është një garë, një kampionat, por sporti është edukim, nivel jetese për fëmijët tanë dhe duhet ta shohim kështu. Dhe buxheti i shtetit apo marrëdhëni­a e sportit me biznesin është për të siguruar të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Duka, ndërsa falënderoi ministren Kushi për vëmendjen që ajo po i kushton zhvillimit të sportit.

BOJKOTI

“Do të doja ta falënderoj­a ministren për marrëdhëni­et shumë të mira me Federatën e Futbollit dhe për një lloj ndryshimi të qasjes së saj për zhvillimin e sportit. Kemi mirëkuptim­in e saj dhe kam besim që do ta çojmë përpara këtë gjë. Kemi ndryshuar taktikë. Nuk kemi më taktikë me bojkot, por po provojmë një taktikë tjetër, duke filluar nga ministria e linjës. Në mbledhjen që kemi pasur para vitit të ri me Ligën Profesioni­ste, kemi vendosur që një përfaqësi e klubeve dhe Federatës ta iniciojnë këtë takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit”, u shpreh Presidenti Duka në prononcimi­n për mediat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania