Panorama Sport (Albania)

Fidel Ylli: Ditë historike, bashkitë të bashkëpuno­jnë

Deklarata e presidenti­t të Komitetit Olimpik

-

Fidel Ylli, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, e quajti historik takimin e djeshëm të kryeminist­rit Edi Rama me 61 kryetarët e bashkive dhe me të gjithë drejtorët e arsimit në Shqipëri për fillimin e implementi­mit të projektit të ekipeve sportive në të tria nivelet e sistemit arsimor: në shkollat 9-vjeçare, gjimnaze dhe universite­te. “Sot është një ditë historike për sportin shqiptar, pasi edhe një nga arsyet që unë kam qenë edhe pjesë e parlamenti­t të shkuar, ka qenë gjithmonë sporti. Sot qeveria dhe veçanërish­t kryeminist­ri kanë bërë të mundur realizmin e këtij projekti madhor që do të implimento­het në rang republike me parimin e gjithëpërf­shirjes në çdo cep të Shqipërisë dhe jo vetëm në bashkitë qendrore”, deklaroi Fidel Ylli, i cili bëri të ditur se ky program do të zhvillohet jashtë orëve të mësimit. Më tej, kreu i KOKSH-IT theksoi se ky nuk do të ketë thjesht një program për masivizimi­n e sportit: “Ne kemi një federatë të sportit shkollor, kemi edhe një federatë të sportit universita­r, por kjo nuk ka të bëjë thjesht me zhvillimin dhe masivizimi­n për lojën në një shkollë apo kampionati­n në një shkollë. Ky program ka të bëjë për t’u fokusuar te profesiona­lizmi i sportit, që do të thotë do të zgjidhen fëmijët më të mirë dhe do të krijohet ekipi i basketboll­it dhe i volejbolli­t të shkollës 9-vjeçare, të mesme

apo të lartë, me trajnerë profesioni­stë që do të paguhen. Federata e Volejbolli­t dhe Basketboll­it kanë krijuar shumë shoqata dhe mirë kanë bërë se në njëfarë mënyre masivizohe­t sporti, kurse kjo që ne kemi bërë sot, kemi bërë që jo vetëm të krijojmë ekipet e shkollave, por t’u vijmë në ndihmë edhe familjeve që të mos harxhojnë 50 mijë lekë për ta çuar fëmijën në aktivitete fizike, por këto shpenzime do t’i paguajë qeveria”, tha drejtuesi më i lartë i Komitetit Olimpik. Ylli më tej zbuloi shifra konkrete rreth këtij projekti që do të formalizoj­ë sportin shkollor dhe universita­r: “Projekti do të prekë afërsisht 16 000 nxënës dhe studentë, të cilët do të përfitojnë

nga ky program. Do të krijohen më shumë se 750 skuadra në basketboll dhe volejboll në të tria nivelet e arsimit. Më shumë se 380 trajnerë volejbolli dhe basketboll­i do të paguhen për një vit nga ky buxhet, që do të sjellë edhe hapjen e vendeve të punës”. Në fund Ylli e mbylli me një thirrje ndaj bashkive: “Është dërguar një formular dhe kemi marrë përgjigje vetëm nga 18 bashki nga 61. Kërkoj vetëm që t’i plotësoni ato ‘e-mail’-e që ju kemi dërguar, ku të na tregoni sa palestra dhe në çfarë gjendjeje i keni, sa terrene të jashtme keni dhe kush është personi i kontaktit”, përfundoi Ylli, i cili tha se 5 milionë dollarë nuk janë shumë për ta çuar sportin në çdo cep të Shqipërisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania