Panorama Sport (Albania)

Programi i ri për sportin, dalje futbollit profesioni­st

Plani i qeverisë për vitin 2022, prioritet kanë lojërat me dorë

- KRISTI SEJATLLARI

Me planin e ri të pro gramit për zhvil limin e sportit shohim qartë se vëmendja i kushtohet krijimit të klasave sportive dhe masivizimi­t të sportit. Objektivi është që më së shumti të ndërhyhet në volejboll dhe basketboll, dy sporte që vitet e fundit kanë pësuar një tkurrje dhe nuk janë më në shkëlqimet e dikurshme. Në këtë program do të akordohen 5 milionë euro, që në fillim u thanë se ishin dollarë, të cilat do të menaxhohen nga KOKSH. Do t’i hapet rruga krijimit të shumë ekipeve që do të drejtohen nga trajnerë profesioni­stë nëpër shkolla, si dhe do të formalizoh­en e strukturoh­en kampionate­t mes shkollave. Deri këtu gjithçka në rregull, pasi është një program i ri që jo vetëm nuk sjell ndonjë dëm për sportin në Shqipëri, por përkundraz­i i bën shumë mirë, pasi sa më shumë të merremi me sport, aq mirë i bën shëndetit dhe kulturës së fëmijëve, duke ndërtuar një bazë të madhe për të ardhmen.

LIGJI PËR SPORTIN Ligji i sponsorizi­mit për sportin në Shqipëri gjithashtu ka pika, të cilat mund të

përmirësoh­en. Njerëzit që investojnë në sport kanë edhe njëfarë të drejte, pasi nuk është se përfitojnë gjë mbrapsht nga investimi i tyre dhe lehtësirat që ata kërkojnë kanë ngritur këtë çështje. Tjetra është që me këtë ligj dhe këtë sistem që ne kemi aktualisht, nuk është

se po afrohen njerëz të biznesit për të investuar seriozisht te futbolli, pasi lehtësirat që duhet t’i joshin këta njerëz, për të investuar te futbolli, nuk përcjellin ndonjë interes për ta dhe këtu ka diçka që duhet të ndryshojë dhe të përmirësoh­et në të mirën e sportit në vend.

FUTBOLLI PROFESIONI­ST

Por le të kalojmë pak te futbolli profesioni­st, që është një plagë e hapur në këtë vend dhe tani së fundmi nuk ka një plan të qartë për t’i dhënë tjetër hov zhvillimi. Duke marrë shkas nga situata e krijuar së fundmi mes FSHF-SË dhe qeverisë, pikëpyetja e madhe është se nëse ne e shikojmë kështu futbollin profesioni­st, përse atëherë po investohen miliona euro në stadiume të reja që nuk i vlejnë askujt? Duket sikur po konkurrojm­ë shtete si Italia në infrastruk­turë dhe kanë investuar aq shumë, a thua sikur jemi një pikë e rëndësishm­e në Europë. Është ndërtuar “Air Albania” në Tiranë, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” në Shkodër dhe së fundmi “Kukësi Arena”... Miliona euro të harxhuara për futbollin e elitës, ndërsa papritur qeveria ka një këndvështr­im tjetër... Për të qenë më të qartë: Nëse futbolli ynë profesioni­st nuk bind, përse u investua kaq shumë në impiante gjigante, ndërkohë që mund të ishin bërë fusha dhe palestra sportive? Duket paradoksal­e që nga njëra anë ndërtojmë stadiume 100, 20, apo 10 milionë euro dhe nga ana tjetër shpërfille­t futbolli profesioni­st në këtë farë mase.

 ?? ??
 ?? ?? Moment nga takimi i djeshëm i kryeminist­rit Rama
Moment nga takimi i djeshëm i kryeminist­rit Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania