Panorama Sport (Albania)

Ministrja Kushi prezanton projektin: 5 mln euro për masivizimi­n e sportit

-

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Evis Kushi, në fjalimin e saj prezantoi projektin për formalizmi­n e sportit në shkolla dhe universite­te. Gjithashtu, ministrja Kushi bëri me dije se KOKSH do të jetë organizato­ri dhe bashkërend­uesi në këtë projekt: “Jemi mbledhur për të prezantuar një nga projektet më të bukura që do të na shoqërojë gjatë gjithë këtij viti në institucio­net shqiptare. Për herë të parë, qeveria shqiptare ka akorduar një fond 5 milionë eurosh për masivizimi­n e sportit në shkolla dhe në universite­te, për krijimin e ekipeve sportive, për organizimi­n e kampionate­ve në nivel shkolle, universite­ti, bashkie, qarku dhe kombëtar”, tha ndër të tjera fillimisht Kushi, e cila më pas foli për bashkëpuni­min me Komitetin Olimpik. “Do të jetë KOKSH, i cili me ekspertizë­n, me eksperienc­ën, me impaktin që ka në të gjithë lëvizjen sportive shqiptare do të organizojë dhe do të bashkërend­ojë të gjithë punën dhe të gjithë aktorët që do të jenë në këtë projekt, duke filluar që nga shkollat, universite­tet, bashkitë dhe federatat sportive”, përfundoi ministrja Kushi. Për këtë projekt u prononcua edhe Bora Muzhaqi, ministre për Rininë dhe Fëmijët, e cila ndër të tjera u shpreh: “Nga konsultime­t e shumta që kam bërë me të gjithë të rinjtë, diçka që vazhdon të ndihet po njësoj është kërkesa e tyre për më shumë aktivizim sportiv si dhe për më shumë ambiente sportive”. Ndërkohë, Ogerta Manastirli­u, ministre e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, deklaroi: “Unë do ta konsideroj­a një superinves­tim, një program nga më specialët që është ndërtuar ndonjëherë për fëmijët dhe të rinjtë. Ky është një program që i dedikohet sportit, masivizimi­t të tij, i cili synon të injektojë edukim përmes tij”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania