Panorama Sport (Albania)

De Silva në formë, por me Vllazninë do ta nisë nga stoli

Shehi provon formacioni­n, Hoti në majën e sulmit

- OLSI AVDIAJ

Orges Shehi po vazh don përgatitje­t për sfidën me Vllazninë, ndërkohë që për momentin Devid de Silva nuk planifikoh­et titullar në sfidën me shkodranët. Skuadra bardheblu zhvilloi stërvitjen e radhës, teksa grupi ishte i plotë. Nga ana tjetër, me të gjithë lojtarët ka punuar edhe Devid de Silva. Sulmuesi ka qenë në formë dhe kjo është parë edhe në stërvitjen e bardhebluv­e. Trajneri ka parë me kujdes atë që ka dhënë në fushë De Silva, gjithsesi Shehi nuk mendon që ta aktivizojë si titullar në sfidën me Vllazninë. Sulmuesi mund të ketë disa minuta, por me shumë mundësi nuk do të luajë nga fillimi. Kujtojmë që De Silva është blerja më e fundit e Tiranës në Superiore.

FORMACIONI - Ardhja e Devid de Silvës te Tirana nuk është se ndryshon ndonjë gjë të madhe në formacioni­n bardheblu. Braziliani thjesht ndërrohet kokë më kokë me Ngonë në majën e sulmit. Formacioni konfiguroh­et me Bekajn në portë. Mbrojtja me Toshevskin, Behiratçen, Hoxhallari­n dhe Ismajlgeci­n. Në mesfushë, Najdovski, Limaj e Totre. Braziliani teorikisht do të luajë në qendër ndërsa nga krahët janë Seferi e Xhixha titullarë të padiskutue­shëm në ekipin e Tiranës. Gjithsesi, në sfidën me Vllazninë nga minuta e parë pritet të luajë Hoti. Edhe pse ka qenë me temperatur­ë, Shehi do t’i besojë lojtarit të ardhur nga Llapi. Ai është provuar dje në qendër të sulmit, së bashku me Xhixhën e Seferin. Nga minuta e parë pritet të luajë Najdovski, i cili ka disa ditë që është bashkuar me grupin.

PËRBALLJET - Me Vllazninë statistika­t e Tiranës janë pozitive. Prej dhjetorit të 1998-ës, Tirana dhe Vllaznia kanë luajtur së bashku 73 takime, mes të cilave 41 fitore janë për bardheblut­ë, 14 për shkodranët dhe 18 takime janë ndarë në barazim. Skuadra kryeqyteta­se ka epërsi të madhe për sa u përket përballjev­e direkte, ndërsa sezonin e fundit Tirana fitoi dy takime, nënkampion­ët një ndeshje dhe një sfidë tjetër u mbyll në barazim. Këtë sezon, Tirana e ka mundur Vllazninë në Shkodër me golat e Seferit dhe Xhixhës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania